انتقل إلى المحتوى
Tafsir As-Saadi · الحج
السورة ٢٢

الحج

هذا تفسير بلغة غير العربية كما هو في Quranic Universal Library (واختصارها QUL، من Tarteel)، مأخوذًا من النسخة المفتوحة لبيانات QUL التي يحتفظ بها spa5k/tafsir_api. لا يذكر سجلّ QUL من كتبه أو ترجمه ولا أي طبعة مطبوعة يتبعها، ولا يذكر ترخيصًا للنص، ولذلك لم يُتحقق من حق عرضه. لم يقارنه أحد بكتاب مطبوع، ولم يراجعه أحد من العلماء. يقف كل مقطع بجانب الآيات التي يعلّق عليها، وهي نص القرآن من Tanzil كما هو عنده. لم يكتب سبيل شيئًا منه ولم يترجمه.

النص منQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITأُخذ في 2026-10-21

الآية ٤

كُتِبَ عَلَيْهِ أَنَّهُۥ مَن تَوَلَّاهُ فَأَنَّهُۥ يُضِلُّهُۥ وَيَهْدِيهِ إِلَىٰ عَذَابِ ٱلسَّعِيرِ ٤

Është e shkruar se kushdo që i nënshtrohet atij(shejtanit), ai ka për ta çuar në humbje dhe në Dënimin e zjarrit(të ndezur fort). -Allahu i Madhëruar e ka përcaktuar që ky shejtan i rebeluar të ketë mundësi të devijojë këdo që e dëgjon dhe ndjek hapat e tij. Ai ka mundësi që t’i largojë nga rruga e drejtë ata që i binden, ata që e bëjnë mik dhe që ia besojnë atij punët e tyre. Allahu i Madhëruar thotë: “...ai ka për ta çuar në humbje dhe në vuajtjen e zjarrit të madh.” Sepse ai është mbështetësi dhe partneri i bindur i Iblisit të mallkuar. Allahu i Madhëruar ka thënë për Iblisin: “Shejtani është armiku juaj, prandaj edhe ju konsiderojeni si armik! Ai i thërret pasuesit e vet, për t’i bërë banorë të Xhehenemit.” [Fatir 6]. Ata që polemizojnë kundër të vërtetës nëpërmjet kotësive bëjnë njëherazi dy të liga. Ata humbin veten e tyre dhe kanë marrë përsipër të humbin edhe njerëzit e tjerë. Ata janë ndjekësit besnikë të shejtanit rebel. Këta të mjerë janë zhytur në errësira të thella e të shumta njëra mbi tjetrën. Kështu janë të gjitha grupacionet e kufrit dhe të bidateve. Ata janë pasues të verbër të të parëve të tyre dhe polemizojnë kundër të vërtetës me kotësi dhe me mashtrime.