انتقل إلى المحتوى
Tafsir As-Saadi · الحج
السورة ٢٢

الحج

هذا تفسير بلغة غير العربية كما هو في Quranic Universal Library (واختصارها QUL، من Tarteel)، مأخوذًا من النسخة المفتوحة لبيانات QUL التي يحتفظ بها spa5k/tafsir_api. لا يذكر سجلّ QUL من كتبه أو ترجمه ولا أي طبعة مطبوعة يتبعها، ولا يذكر ترخيصًا للنص، ولذلك لم يُتحقق من حق عرضه. لم يقارنه أحد بكتاب مطبوع، ولم يراجعه أحد من العلماء. يقف كل مقطع بجانب الآيات التي يعلّق عليها، وهي نص القرآن من Tanzil كما هو عنده. لم يكتب سبيل شيئًا منه ولم يترجمه.

النص منQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITأُخذ في 2026-10-21

الآية ٣٨

إِنَّ ٱللَّهَ يُدَٰفِعُ عَنِ ٱلَّذِينَ ءَامَنُوٓا۟ ۗ إِنَّ ٱللَّهَ لَا يُحِبُّ كُلَّ خَوَّانٍ كَفُورٍ ٣٨

Allahu i mbron(nga e keqja)ata që besuan. -Ky është njëherazi një njoftim, premtim dhe përgëzim i mrekullueshëm nga Allahu për ata që e besojnë Atë. Allahu do të largojë prej tyre çdo të keqe dhe këtë do ta bëjë për shkak të imanit të tyre. Ai do t’i ruajë besimtarët e Tij nga e keqja e mohuesve, nga vesveset e shejtanit, nga e keqja e veteve të tyre, nga pasojat që sjellin veprat e tyre të këqija dhe çdo e keqe tjetër. Edhe gjatë fatkeqësive, Ai ua lehtëson barrën e rëndë. Çdo besimtari do t’i ofrohet kjo mbrojtje e ndihmë, në varësi të imanit të tij, pra, dikujt më shumë e dikujt më pak.Me të vërtetë, Allahu nuk e do askënd që është tradhtar e mohues(i besimit të drejtë). -Këta janë ata që tradhtojnë amanetin e Zotit, me të cilin Ai i ngarkoi. Ata shpërfillin të drejtat e Zotit dhe adhurimin e Tij si Një të Vetëm. Ata shkelin edhe të drejtat e krijesave dhe përgjegjësitë ndaj tyre. Ata janë mohues të mirësive të Allahut e mosmirënjohës. Allahu i Madhëruar u jep me bujari nga mirësitë e Tij, ndërsa ata ia kthejnë me padrejtësi, mohim e mosbindje. Ata nuk i do Allahu, përkundrazi i urren dhe është i zemëruar me ta. Ai ka për t’i ndëshkuar ata për mosbesimin dhe shkeljen e amanetit të Tij. Nga ajeti kuptojmë se Allahu i do ata që janë besnikë ndaj amaneteve, që i plotësojnë ato me korrektësi dhe tregohen mirënjohës ndaj të dashurit të tyre, Allahut Bujar dhe Mëshirëplotë.