الأنبياء
هذا تفسير بلغة غير العربية كما هو في Quranic Universal Library (واختصارها QUL، من Tarteel)، مأخوذًا من النسخة المفتوحة لبيانات QUL التي يحتفظ بها spa5k/tafsir_api. لا يذكر سجلّ QUL من كتبه أو ترجمه ولا أي طبعة مطبوعة يتبعها، ولا يذكر ترخيصًا للنص، ولذلك لم يُتحقق من حق عرضه. لم يقارنه أحد بكتاب مطبوع، ولم يراجعه أحد من العلماء. يقف كل مقطع بجانب الآيات التي يعلّق عليها، وهي نص القرآن من Tanzil كما هو عنده. لم يكتب سبيل شيئًا منه ولم يترجمه.
النص منQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITأُخذ في 2026-10-21
وَجَعَلْنَا فِى ٱلْأَرْضِ رَوَٰسِىَ أَن تَمِيدَ بِهِمْ وَجَعَلْنَا فِيهَا فِجَاجًا سُبُلًا لَّعَلَّهُمْ يَهْتَدُونَ ٣١
Dhe në Tokë Ne kemi vënë male të paluhatshme që ajo(Toka)të mos lëkundet. Në to(male)kemi bërë lugina e rrugë të gjera, për të kaluar nëpër to, që ata të dinë të orientohen. -Ndër argumentet që tregojnë për pushtetin e plotë të Allahut dhe për njëshmërinë e mëshirën e Tij është edhe fakti që Ai ka vendosur në tokë male të larta, si shtylla përforcuese për tokën, që ajo të mos lëkundet, por të jetë e qëndrueshme dhe krijesat të mund të jetojnë të qetë në të, duke mbjellë e duke ndërtuar mbi të. Nëpërmjet maleve arrihen shumë të mira. Mes maleve, Allahu ka bërë shtigje e lugina, që njerëzit të mund të lëvizin e komunikojnë. Nëse malet do të ishin jo të ndara e pa shtigje mes tyre, do të ishte e vështirë ndërlidhja mes vendbanimeve. Përmes këtyre rrugëve të lehta, njerëzit udhëtojnë në kërkim të mirësive të shumta. Ndoshta përmes këtyre rrugëve të vendosura aq bukur, njerëzit mund të udhëzohen edhe për të njohur Bamirësin e madh, që ua mundësoi, dhe t’i shprehin mirënjohjen Atij.