الأنبياء
هذا تفسير بلغة غير العربية كما هو في Quranic Universal Library (واختصارها QUL، من Tarteel)، مأخوذًا من النسخة المفتوحة لبيانات QUL التي يحتفظ بها spa5k/tafsir_api. لا يذكر سجلّ QUL من كتبه أو ترجمه ولا أي طبعة مطبوعة يتبعها، ولا يذكر ترخيصًا للنص، ولذلك لم يُتحقق من حق عرضه. لم يقارنه أحد بكتاب مطبوع، ولم يراجعه أحد من العلماء. يقف كل مقطع بجانب الآيات التي يعلّق عليها، وهي نص القرآن من Tanzil كما هو عنده. لم يكتب سبيل شيئًا منه ولم يترجمه.
النص منQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITأُخذ في 2026-10-21
أَمِ ٱتَّخَذُوٓا۟ ءَالِهَةً مِّنَ ٱلْأَرْضِ هُمْ يُنشِرُونَ ٢١
Mos, vallë, i gjejnë në tokë zotat që mund të ringjallin? -Allahu i Madhëruar na qartësoi në ajetet më sipër madhështinë e Tij dhe të pushtetit të Tij gjithëpërfshirës, pasi çdo gjë i është nënshtruar Atij. Në vijim, i Madhëruari i qorton idhujtarët, të cilët kanë marrë si zota idhuj nga krijesat, që janë tërësisht të pafuqishëm dhe pa asnjë kapacitet. Ata nuk kanë fuqi të ringjallin krijesat dhe t’i tubojnë për të dhënë llogari. Këtë e shpjegon më shumë fjala e Allahut të Madhëruar: “Ata (idhujtarët), në vend të Tij adhurojnë zota të tjerë, të cilët nuk kanë krijuar asgjë, sepse ata edhe vetë janë të krijuar. Ata nuk kanë mundësi t’i bëjnë vetes as mirë e as keq. Ata nuk kanë në dorë as vdekjen, as jetën e as ringjallje.” [Furkan 3]. Idhujtari adhuron krijesën, e cila as nuk sjell ndonjë dobi e as dëm. Ai nuk është i sinqertë në adhurimin e Allahut, të Cilit i takon çdo atribut i plotë dhe në dorën e të Cilit është çdo çështje. Dobia dhe dëmi janë në dorë të Allahut. Sigurisht, kjo tregon se Zoti i Urtë dhe i Gjithëditur nuk ia ka bërë mbarë idhujtarit që të gjejë udhën e drejtë, sepse ai e lë veten në padituri dhe e refuzon diturinë që i ofron Zoti. Ai zhytet në padrejtësi dhe mosbindje ndaj Zotit. Këtë gjithësi e rregullon veçse një Zot i vetëm, ashtu sikurse edhe u krijua nga një Zot i vetëm.