انتقل إلى المحتوى
Tafsir As-Saadi · الأنبياء
السورة ٢١

الأنبياء

هذا تفسير بلغة غير العربية كما هو في Quranic Universal Library (واختصارها QUL، من Tarteel)، مأخوذًا من النسخة المفتوحة لبيانات QUL التي يحتفظ بها spa5k/tafsir_api. لا يذكر سجلّ QUL من كتبه أو ترجمه ولا أي طبعة مطبوعة يتبعها، ولا يذكر ترخيصًا للنص، ولذلك لم يُتحقق من حق عرضه. لم يقارنه أحد بكتاب مطبوع، ولم يراجعه أحد من العلماء. يقف كل مقطع بجانب الآيات التي يعلّق عليها، وهي نص القرآن من Tanzil كما هو عنده. لم يكتب سبيل شيئًا منه ولم يترجمه.

النص منQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITأُخذ في 2026-10-21

الآية ١٠٩

فَإِن تَوَلَّوْا۟ فَقُلْ ءَاذَنتُكُمْ عَلَىٰ سَوَآءٍ ۖ وَإِنْ أَدْرِىٓ أَقَرِيبٌ أَم بَعِيدٌ مَّا تُوعَدُونَ ١٠٩

Por, nëse ata refuzojnë(besimin e vërtetë), ti thuaju: “Unë jua kumtova(shpalljen e Zotit)të gjithëve njëlloj;...” -Nëse refuzojnë të nënshtrohen për të adhuruar Zotin e tyre, atëherë paralajmëroji ata për ndëshkime të shumta, që do t’i godasin. Thuaju atyre të mjerëve: “Unë jua përcolla mesazhin e Zotit. Tashmë edhe ju, edhe unë jemi njëlloj, për sa i përket njohjes së kërcënimit të Zotit. Unë po ju paralajmëroj për ndëshkime, që edhe ju, ashtu si unë, të mos keni asnjë dyshim se ky kërcënim është i vërtetë. Atëherë, kur t’ju godasë ndëshkimi i Zotit, të mos thoni: “Neve nuk na erdhi ndonjë lajmës, që të na përgëzonte apo të na tërhiqte vërejtjen”. Unë ju paralajmërova për fundin e dhembshëm të mohimit të Zotit, pa ju fshehur asgjë që dija”.“...por unë nuk e di, a është afër apo larg ajo që ju premtohet.” -Unë nuk e di a është afër apo larg dënimi që ju kërcënohet. Këtë gjë e di veç Zoti. Është Ai që e ka në dorë atë, ndërsa unë nuk kam në dorë asgjë.