انتقل إلى المحتوى
Tafsir As-Saadi · طه
السورة ٢٠

طه

هذا تفسير بلغة غير العربية كما هو في Quranic Universal Library (واختصارها QUL، من Tarteel)، مأخوذًا من النسخة المفتوحة لبيانات QUL التي يحتفظ بها spa5k/tafsir_api. لا يذكر سجلّ QUL من كتبه أو ترجمه ولا أي طبعة مطبوعة يتبعها، ولا يذكر ترخيصًا للنص، ولذلك لم يُتحقق من حق عرضه. لم يقارنه أحد بكتاب مطبوع، ولم يراجعه أحد من العلماء. يقف كل مقطع بجانب الآيات التي يعلّق عليها، وهي نص القرآن من Tanzil كما هو عنده. لم يكتب سبيل شيئًا منه ولم يترجمه.

النص منQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITأُخذ في 2026-10-21

الآية ٧٢

قَالُوا۟ لَن نُّؤْثِرَكَ عَلَىٰ مَا جَآءَنَا مِنَ ٱلْبَيِّنَـٰتِ وَٱلَّذِى فَطَرَنَا ۖ فَٱقْضِ مَآ أَنتَ قَاضٍ ۖ إِنَّمَا تَقْضِى هَـٰذِهِ ٱلْحَيَوٰةَ ٱلدُّنْيَآ ٧٢

Ata thanë: “Ne kurrë nuk do të të japim përparësi ty ndaj Argumentave të qarta, që na erdhën dhe ndaj Atij që na krijoi. -Kurrë nuk kemi për të të zgjedhur ty apo ato që ti na premtove, kundrejt asaj që na premton Zoti dhe mrekullive të Tij. Ne jemi të bindur tashmë se Allahu është Zoti i Gjithëfuqishëm, i Madhëruari dhe i Vetmi të cilit duhet t’i nënshtrohemi me adhurim. Çdo forcë tjetër veç Tij është e kotë. E si të të japim ty përparësi, kur Allahu është Ai që na krijoi. Kjo nuk ka për të ndodhur kurrë.Prandaj, gjyko për ne si të duash! - Bëj ç’ke për të bërë nga ato që thua: tortura, vrasje apo kryqëzime, se ne nuk na tremb dot!Ti mund të gjykosh(dhe të dënosh)vetëm në jetën e kësaj bote.” - E shumta që ke për të arritur është ndëshkimi në këtë jetë, dhe çdo gjë do të përfundojë këtu. Ndërsa dënimi i Allahut për atë që vazhdon me mohim, ka për të qenë i përjetshëm dhe i tmerrshëm. Këto fjalët e fundit dukej sikur i ktheheshin fjalës së Faraonit, kur tha: “Atëherë do ta kuptoni se cili prej nesh ka dënim më të ashpër e të pandërprerë.” Këto fjalë të magjistarëve na mësojnë se njeriu i mençur duhet të krahasojë gjithmonë ndëshkimin e kësaj bote me ndëshkimin e ahiretit, ashtu sikurse duhet të meditojë rreth kënaqësive të kësaj jete dhe atyre të ahiretit, për të ditur se cilës duhet t’i japë përparësi.