انتقل إلى المحتوى
Tafsir As-Saadi · البقرة
السورة ٢

البقرة

هذا تفسير بلغة غير العربية كما هو في Quranic Universal Library (واختصارها QUL، من Tarteel)، مأخوذًا من النسخة المفتوحة لبيانات QUL التي يحتفظ بها spa5k/tafsir_api. لا يذكر سجلّ QUL من كتبه أو ترجمه ولا أي طبعة مطبوعة يتبعها، ولا يذكر ترخيصًا للنص، ولذلك لم يُتحقق من حق عرضه. لم يقارنه أحد بكتاب مطبوع، ولم يراجعه أحد من العلماء. يقف كل مقطع بجانب الآيات التي يعلّق عليها، وهي نص القرآن من Tanzil كما هو عنده. لم يكتب سبيل شيئًا منه ولم يترجمه.

النص منQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITأُخذ في 2026-10-21

الآية ١٧٢

يَـٰٓأَيُّهَا ٱلَّذِينَ ءَامَنُوا۟ كُلُوا۟ مِن طَيِّبَـٰتِ مَا رَزَقْنَـٰكُمْ وَٱشْكُرُوا۟ لِلَّهِ إِن كُنتُمْ إِيَّاهُ تَعْبُدُونَ ١٧٢

O ju që keni besuar! -Ky urdhër u drejtohet besimtarëve, pas atij që i drejtohej të gjithë njerëzimit. Ky veçim ndodh për arsye se të vetmit që përfitojnë vërtet prej urdhrave dhe ndalesave të Zotit janë pikërisht besimtarët. Ata janë të vetmit që i marrin në konsideratë urdhrat dhe ndalesat, duke i respektuar ato, dhe këtë e bëjnë të shtyrë vetëm nga besimi që kanë në zemërHani nga të mirat me të cilat ju kemi begatuar -Në këtë ajet, Allahu i Lartësuar i urdhëron besimtarët që të përfitojnë prej çdo gjëje që quhet e mirë dhe e këndshme, si dhuratë prej Zotit Bujar dhe Mëshirëplotë. Ai i urdhëron, gjithashtu, që ata të jenë mirënjohës për mirësitë e dhuruara prej Tij, duke i shpenzuar dhe shfrytëzuar ato për bindjen ndaj Zotit të tyre. Kështu, Allahu i Lartësuar u jep besimtarëve të njëjtat urdhra që u ka dhënë profetëve të Tij, siç thuhet në ajet: “O ju të dërguar të Zotit! Hani prej mirësive dhe punoni vepra të mira…” [Haxh]. Mirënjohja për të cilën Allahu i Lartësuar urdhëron besimtarët është pikërisht “kryerja e veprave të mira” për të cilën ka urdhëruar profetët. Duke qenë se ky ajet u drejtohet besimtarëve, aty nuk përmendet që gjërat duhet të jenë të lejuara, sikurse u përmend në ajetin që u drejtohet njerëzve në përgjithësi. Arsyeja është se nuk ka nevojë që t’u thuhet besimtarëve, se të mirat që duhet të hanë, duhet të merren në mënyrë të lejuar, pasi besimi i tyre nuk i lejon të shfrytëzojnë diçka në mënyrë jo të lejuar. Po ashtu, nëse njeriu i përdor mirësitë e Zotit për të adhuruar Atë, ai nuk do të merret në përgjegjësi për to Ditën e Gjykimit. Ai i ka hallall ato mirësi që i shfrytëzon dhe i përdor në bindjen ndaj Zotit. Ndërsa mohuesi, i cili nuk i shfrytëzon mirësitë e Zotit për ta adhuruar Atë dhe për të treguar mirënjohjen ndaj Tij, do të merret në përgjegjësi për to në Ditën e Gjykimit, edhe nëse i përdor ato në mënyrë të lejuar në këtë botë. Mirësitë që ai mund të gëzojë në këtë jetë, duke qenë se nuk tregohet mirënjohës për to dhe nuk i shfrytëzon për adhurimin e Zotit, në realitet ai i ka haram dhe do të mbajë përgjegjësi për to.…dhe falënderojeni Allahun, nëse jeni të sinqertë në adhurimin e Tij! -Me fjalë të tjera, ajeti kuptohet kështu: Ai që nuk tregon mirënjohje ndaj Zotit, nuk e adhuron Atë si Një të vetëm, sepse çdokush që tregohet mirënjohës ndaj Tij, patjetër që do të jetë adhurues i Tij dhe zbatues i rregullt i të gjitha urdhrave të Tij. Ky ajet tregon, gjithashtu, se konsumimi i gjërave të mira dhe të lejuara bëhet shkak dhe ndihmë për të kryer vepra të mira, dhe çka është më e rëndësishme, që ato të konsiderohen si të pranuara te Zoti i Lartësuar. Shfrytëzimi i mirësive e bën të detyrueshme mirënjohjen për to, e cila sjell dy gjëra, njëra më e mirë se tjetra: së pari, ruajtjen e imanit dhe të mirësive ekzistuese dhe, së dyti, shtim të mirësive të tjera. Mosmirënjohja ose mohimi i mirësive, nga ana tjetër, largon mirësitë ekzistuese dhe ato që priten të vijnë. Më tej, pasi lejon përdorimin e gjërave të pastra, të këndshme dhe të dobishme, Allahu i Lartësuar ndalon gjërat e pista, të këqija e të dëmshme, duke thënë: