انتقل إلى المحتوى
Tafsir As-Saadi · الكهف
السورة ١٨

الكهف

هذا تفسير بلغة غير العربية كما هو في Quranic Universal Library (واختصارها QUL، من Tarteel)، مأخوذًا من النسخة المفتوحة لبيانات QUL التي يحتفظ بها spa5k/tafsir_api. لا يذكر سجلّ QUL من كتبه أو ترجمه ولا أي طبعة مطبوعة يتبعها، ولا يذكر ترخيصًا للنص، ولذلك لم يُتحقق من حق عرضه. لم يقارنه أحد بكتاب مطبوع، ولم يراجعه أحد من العلماء. يقف كل مقطع بجانب الآيات التي يعلّق عليها، وهي نص القرآن من Tanzil كما هو عنده. لم يكتب سبيل شيئًا منه ولم يترجمه.

النص منQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITأُخذ في 2026-10-21

الآية ٢٧

وَٱتْلُ مَآ أُوحِىَ إِلَيْكَ مِن كِتَابِ رَبِّكَ ۖ لَا مُبَدِّلَ لِكَلِمَـٰتِهِۦ وَلَن تَجِدَ مِن دُونِهِۦ مُلْتَحَدًا ٢٧

Lexo atë që të është shpallur ty nga Libri i Zotit tënd! -Et-tilâuetuvjen me kuptimin “lexim”, por vjen edhe me kuptimin “ndjekje e pasim rigorozisht” i diçkaje. Kështu, Allahu na urdhëron që ta pasojmë rigorozisht Kur’anin, që ia shpalli Profetit. Ky pasim duhet të mbështetet mbi njohjen e thellë të kuptimeve të këtij Libri. Ngjarjet që rrëfehen në të duhet të besohen, ndërsa porositë e tij duhet të zbatohen. Kufijtë dhe ndalesat e tij duhet të respektohen. Askush nuk mund ta ndryshojë Kur’anin. Askush nuk mund ta cenojë vërtetësinë e rrëfimeve dhe drejtësinë e ligjeve të Kur’anit. Ky Libër ka gradën më të lartë të bukurisë dhe vërtetësisë.Askush nuk mund t’i ndryshojë fjalët e Tij... -Duke qenë se janë të përkryera në vërtetësinë dhe drejtësinë që kumtojnë, ajetet e Kur’anit janë të sigurta nga ndryshimi dhe tjetërsimi. Kjo mund të ndodhte vetëm nëse do të kishte mangësi. Ky ajet është një lavdërim për vlerën e lartë të Kur’anit dhe nxitje për t’u përkushtuar në leximin, studimin dhe pasimin e tij.... dhe ti nuk do të mund të gjesh asnjë strehë(e mbrojtje) përveçse tek Ai. -Përveç Zotit tënd, nuk ke për të gjetur strehim e mbrojtje dhe as ndihmë e mbështetje. Duke qenë se Allahu është i vetmi që ofron mbrojtje e strehim nga çdo e keqe dhe i vetmi që të mbështet për arritjen e çdo të mire, atëherë është detyrë që ta njësojë Atë si të vetmin Zot të denjë për t'u adhuruar, tek i cili shpreson dhe të cilit i druhet. Zoti është i vetmi të cilit duhet t’ia kesh frikën haptazi e fshehtazi. Krijesat janë tërësisht të varura dhe të varfra ndaj Tij në çdo aspekt e në çdo gjendje. Vetëm Atij i duhen drejtuar të gjitha lutjet, me të dyja mënyrat e të luturit, për të gjitha çështjet.