انتقل إلى المحتوى
Tafsir As-Saadi · الكهف
السورة ١٨

الكهف

هذا تفسير بلغة غير العربية كما هو في Quranic Universal Library (واختصارها QUL، من Tarteel)، مأخوذًا من النسخة المفتوحة لبيانات QUL التي يحتفظ بها spa5k/tafsir_api. لا يذكر سجلّ QUL من كتبه أو ترجمه ولا أي طبعة مطبوعة يتبعها، ولا يذكر ترخيصًا للنص، ولذلك لم يُتحقق من حق عرضه. لم يقارنه أحد بكتاب مطبوع، ولم يراجعه أحد من العلماء. يقف كل مقطع بجانب الآيات التي يعلّق عليها، وهي نص القرآن من Tanzil كما هو عنده. لم يكتب سبيل شيئًا منه ولم يترجمه.

النص منQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITأُخذ في 2026-10-21

الآية ١٧

وَتَرَى ٱلشَّمْسَ إِذَا طَلَعَت تَّزَٰوَرُ عَن كَهْفِهِمْ ذَاتَ ٱلْيَمِينِ وَإِذَا غَرَبَت تَّقْرِضُهُمْ ذَاتَ ٱلشِّمَالِ وَهُمْ فِى فَجْوَةٍ مِّنْهُ ۚ ذَٰلِكَ مِنْ ءَايَـٰتِ ٱللَّهِ ۗ مَن يَهْدِ ٱللَّهُ فَهُوَ ٱلْمُهْتَدِ ۖ وَمَن يُضْلِلْ فَلَن تَجِدَ لَهُۥ وَلِيًّا مُّرْشِدًا ١٧

Dhe ti e shihje diellin. Kur agonte, anonte prej shpellës së tyre nga ana e djathtë, e kur perëndonte largohej nga ana e majtë e tyre dhe ata ishin në një vend të gjerë në mes të saj. Kjo është një nga shenjat e Allahut. -Zoti i ruajti nga rrezet e diellit dhe u kujdes që të mos dëmtoheshin në trup e shëndet. Ata qëndronin në një hapësirë të gjerë të shpellës, në mënyrë që të ajroseshin dhe të mos dëmtoheshin nga qëndrimi i gjatë në vend të mbyllur dhe të ngushtë. Sigurisht, kjo është një ndër shenjat madhështore të Allahut, që tregojnë për pushtetin absolut dhe për mëshirën e gjerë e të pakufishme të Tij për ata besimtarë. Kjo tregon se Allahu iu përgjigj lutjes dhe u kujdes për besimin dhe për gjendjen e tyre, deri edhe në këto detaje. Dihet se çështja më e rëndësishme e përkujdesit ndaj tyre ishte udhëzimi në rrugën e drejtë dhe në besimin e pastër, prandaj Allahu thotë:Atë që e udhëzon Allahu, ai është i udhëzuar... -Nuk ka asnjë rrugë tjetër për arritjen e udhëzimit, përveçse prej Zotit. Ai është i Vetmi që udhëzon në rrugën e drejtë dhe e drejton robin drejt mirësive në të dyja jetët.... dhe atë që Ai e lë në humbje, ti nuk do të gjesh për të asnjë Mbështetës që do ta çonte në Rrugën e Drejtë. -Ata nuk kanë asnjë mbështetës për të rregulluar punët e tyre. Nuk ka kush që mund t’i drejtojë ata në ato veprime që mund të përmirësojnë gjendjen e tyre. E kush mund t’i shpëtojë ata që Allahu i ka gjykuar të mbeten në humbje? Askush nuk mund ta thyejë gjykimin dhe vendimin e Zotit.