انتقل إلى المحتوى
Tafsir As-Saadi · الإسراء
السورة ١٧

الإسراء

هذا تفسير بلغة غير العربية كما هو في Quranic Universal Library (واختصارها QUL، من Tarteel)، مأخوذًا من النسخة المفتوحة لبيانات QUL التي يحتفظ بها spa5k/tafsir_api. لا يذكر سجلّ QUL من كتبه أو ترجمه ولا أي طبعة مطبوعة يتبعها، ولا يذكر ترخيصًا للنص، ولذلك لم يُتحقق من حق عرضه. لم يقارنه أحد بكتاب مطبوع، ولم يراجعه أحد من العلماء. يقف كل مقطع بجانب الآيات التي يعلّق عليها، وهي نص القرآن من Tanzil كما هو عنده. لم يكتب سبيل شيئًا منه ولم يترجمه.

النص منQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITأُخذ في 2026-10-21

الآية ٨٥

وَيَسْـَٔلُونَكَ عَنِ ٱلرُّوحِ ۖ قُلِ ٱلرُّوحُ مِنْ أَمْرِ رَبِّى وَمَآ أُوتِيتُم مِّنَ ٱلْعِلْمِ إِلَّا قَلِيلًا ٨٥

Të pyesin ty për shpirtin. Thuaj: “Shpirti është çështje që i përket vetëm Zotit tim...” -Në këto ajete shihet një qortim i hapur për të gjithë ata që bëjnë pyetje keqdashëse, pa patur qëllim mësimin e diturisë, por provokimin dhe vënien në pozitë të atij që pyesin. Të tillë njerëz, gjithashtu, nuk pyesin për ato gjëra që janë vërtet të rëndësishme. Kështu, ata të pyesin rreth shpirtit, që është ndër çështjet e fshehta të Zotit. Jo çdokush mund të japë shpjegim të saktë për të. Ata bëjnë të tilla pyetje, ndërkohë që kanë shumë nevojë për atë diturinë e domosdoshme. Për këtë arsye, Allahu i Madhëruar e urdhëroi e Profetin e Tij që kësaj pyetje të tyre t’i përgjigjet duke u thënë:“... dhe juve ju është dhënë shumë pak dituri.” - Shpirti është një ndër krijesat e Zotit, që Ai i urdhëroi të bëhen dhe ata u bënë. Në fakt, në pyetjet rreth shpirtit nuk ka ndonjë dobi të madhe për njeriun, sidomos kur ai nuk ka as njohuritë më të domosdoshme. Nga ky ajet mëson se, kur dikush pyetet për diçka, por sheh se në realitet pyetësi ka nevojë për diçka tjetër më të rëndësishme, atëherë është me e udhës që t’i shmanget asaj pyetjeje dhe t’i tregojë atij atë që ka më shumë nevojë për ta mësuar.