انتقل إلى المحتوى
Tafsir As-Saadi · ابراهيم
السورة ١٤

ابراهيم

هذا تفسير بلغة غير العربية كما هو في Quranic Universal Library (واختصارها QUL، من Tarteel)، مأخوذًا من النسخة المفتوحة لبيانات QUL التي يحتفظ بها spa5k/tafsir_api. لا يذكر سجلّ QUL من كتبه أو ترجمه ولا أي طبعة مطبوعة يتبعها، ولا يذكر ترخيصًا للنص، ولذلك لم يُتحقق من حق عرضه. لم يقارنه أحد بكتاب مطبوع، ولم يراجعه أحد من العلماء. يقف كل مقطع بجانب الآيات التي يعلّق عليها، وهي نص القرآن من Tanzil كما هو عنده. لم يكتب سبيل شيئًا منه ولم يترجمه.

النص منQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITأُخذ في 2026-10-21

الآية ٥

وَلَقَدْ أَرْسَلْنَا مُوسَىٰ بِـَٔايَـٰتِنَآ أَنْ أَخْرِجْ قَوْمَكَ مِنَ ٱلظُّلُمَـٰتِ إِلَى ٱلنُّورِ وَذَكِّرْهُم بِأَيَّىٰمِ ٱللَّهِ ۚ إِنَّ فِى ذَٰلِكَ لَـَٔايَـٰتٍ لِّكُلِّ صَبَّارٍ شَكُورٍ ٥

Ne e dërguam Musanë me argumentet Tona(dhe me urdhrin):Allahu i Madhëruar tregon se e dërgoi profetin Musa, duke e pajisur me shenja e mrekulli të qarta e madhështore, që tregonin vërtetësinë e tij si profet dhe të mesazhit që ai përcillte. Urdhëresat e Zotit që iu përcollën Musait ishin të ngjashme me urdhëresat që iu përcollën Muhamedit dhe të gjithë profetëve të tjerë.“Nxirre popullin tënd prej errësirave në dritë…" -Në këtë mënyrë, të gjithë profetët janë dërguar me shpallje e udhëzim të qartë, për t’i nxjerrë njerëzit prej errësirave të kufrit, injorancës e shfrenimit, në dritën e diturisë, besimit të pastër e korrekt dhe bindjes ndaj Zotit. Profetët u dërguan edhe me një detyrë tjetër:"... dhe kujtoju atyre Ditët e Allahut!" -Domethënë, që t’u kujtojnë njerëzve mirësitë dhe bujarinë e Zotit mbi ta, për të nxitur mirënjohjen dhe dashurinë për Allahun, por edhe për t’iu ruajtur ndëshkimit të Allahut. Profetët u kujtonin popujve mirësitë dhe bujarinë e Zotit për besimtarët dhe të gjithë ata që i binden e nënshtrohen Atij. Gjithashtu, u kujtonin edhe ndëshkimet e Zotit mbi popujt që mohonin profetët e shpalljet e Tij dhe nuk nënshtroheshin të jetonin sipas ligjit e shpalljes së Tij. Profetët vepronin kështu për të nxitur mirënjohjen e dashurinë për Zotin, por edhe frikërespektin dhe drojën ndaj Tij. Në kujtimin e këtyre historive dhe sprovave të Zotit ka mësime për atë kategori njerëzish që kanë dy cilësi: ata janë të durueshëm gjatë vështirësive dhe mirënjohës në kohë mirësie dhe kënaqësie.