ابراهيم
هذا تفسير بلغة غير العربية كما هو في Quranic Universal Library (واختصارها QUL، من Tarteel)، مأخوذًا من النسخة المفتوحة لبيانات QUL التي يحتفظ بها spa5k/tafsir_api. لا يذكر سجلّ QUL من كتبه أو ترجمه ولا أي طبعة مطبوعة يتبعها، ولا يذكر ترخيصًا للنص، ولذلك لم يُتحقق من حق عرضه. لم يقارنه أحد بكتاب مطبوع، ولم يراجعه أحد من العلماء. يقف كل مقطع بجانب الآيات التي يعلّق عليها، وهي نص القرآن من Tanzil كما هو عنده. لم يكتب سبيل شيئًا منه ولم يترجمه.
النص منQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITأُخذ في 2026-10-21
ٱللَّهِ ٱلَّذِى لَهُۥ مَا فِى ٱلسَّمَـٰوَٰتِ وَمَا فِى ٱلْأَرْضِ ۗ وَوَيْلٌ لِّلْكَـٰفِرِينَ مِنْ عَذَابٍ شَدِيدٍ ٢
...Allahut, të Cilit i përket gjithçka që gjendet në qiej dhe në tokë. -Rruga ose ligji që Allahu vendosi për njerëzimin është tregues i qartë se Ai ka emrat më të bukur, cilësitë më të larta dhe atribute absolute. Ky ligj tregon se Ai që e ka caktuar është Krenar e Ngadhënjimtar në pushtetin e Vet dhe i Lavdëruar në çdo aspekt: në fjalët, veprat e Tij dhe ligjet që vendos për krijesat. Allahu është i vetmi i Adhuruar me meritë dhe duhet adhuruar veçse përmes mënyrës së përcaktuar nga Ai. Ai duhet adhuruar përmes asaj që quhet “Siratul Mustekim”- Rruga e Drejtë. Ky ajet tregon se, ashtu sikurse Allahu është i vetmi Sundues i qiejve e i tokës, i vetmi Krijues, Furnizues dhe Kujdestar për krijesat e Tij, po ashtu është dhe duhet të jetë i vetmi që vendos ligjet e besimit dhe ligjet e jetës së tyre. Ata janë pronë e Tij dhe nën sundimin dhe pushtetin e Tij, prandaj Ai kurrë nuk do t’i linte të çoroditur e të paudhëzuar. Pasi përmendi këto argumente dhe fakte, Allahu i Madhëruar kërcënon ata që nuk i nënshtrohen:Mjerë mohuesit, për dënimin e ashpër(që i pret)! -Këtë dënim askush veç Zotit nuk mund ta shpjegojë e tregojë madhësinë dhe dhimbjen e tij. Në vijim vijnë cilësitë dalluese të këtyre të mjerëve që nuk iu nënshtruan ligjit të Zotit dhe adhurimit të Tij sipas Kur'anit. Ai thotë: