يوسف
هذا تفسير بلغة غير العربية كما هو في Quranic Universal Library (واختصارها QUL، من Tarteel)، مأخوذًا من النسخة المفتوحة لبيانات QUL التي يحتفظ بها spa5k/tafsir_api. لا يذكر سجلّ QUL من كتبه أو ترجمه ولا أي طبعة مطبوعة يتبعها، ولا يذكر ترخيصًا للنص، ولذلك لم يُتحقق من حق عرضه. لم يقارنه أحد بكتاب مطبوع، ولم يراجعه أحد من العلماء. يقف كل مقطع بجانب الآيات التي يعلّق عليها، وهي نص القرآن من Tanzil كما هو عنده. لم يكتب سبيل شيئًا منه ولم يترجمه.
النص منQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITأُخذ في 2026-10-21
يَـٰصَـٰحِبَىِ ٱلسِّجْنِ ءَأَرْبَابٌ مُّتَفَرِّقُونَ خَيْرٌ أَمِ ٱللَّهُ ٱلْوَٰحِدُ ٱلْقَهَّارُ ٣٩
O dy shokët e mi të burgut! Si mendoni ju, a është më mirë të adhurohen zota të ndryshëm apo veç Allahu, që është Një e Ngadhënjimtar? -Kuptimi: Mendoni pak! Si, vallë, mund t’u nënshtrohesh ca krijesave të dobëta, që nuk kanë mundësi të bëjnë mirë apo keq, as të japin dhe as të privojnë?! Ato janë thjesht krijesa: pemë, gurë, melekë, xhindë etj., që adhurohen nga idhujtarët pa asnjë fakt nga Zoti i Madhërishëm. A janë këta më të mirë, apo është Allahu i Madhërishëm, i Cili ka cilësitë më absolute, më të plota dhe larg mangësive? Allahu është ‘El Uâĥid’ - i Vetmi dhe i Pakrahasueshmi në Qenien, cilësitë dhe në veprat e Tij. Ai nuk ka të ngjashëm dhe partner në asnjë aspekt dhe këndvështrim qoftë. Allahu është ‘El Kahhâr’ - Nënshtruesi, Mposhtësi, para të Cilit janë nënshtruar të gjitha krijesat. Të gjithë janë të përulur përballë pushtetit të Tij. Çfarë dëshiron Allahu të ekzistojë, ekziston, dhe çfarë nuk e dëshiron Ai të ekzistojë, kurrë nuk ka për të ekzistuar. Allahu i Lartësuar thotë në një ajet tjetër kuranor: “Nuk ka asnjë gjallesë në tokë, që Allahu të mos ia ketë garantuar furnizimin. Ai e di vendbanimin dhe vendprehjen e tyre. Gjithçka gjendet në një libër të qartë.” [Hud 6]. Sigurisht, Ai që ka këtë madhështi është më i mirë sesa ata idhuj të cilët janë thjesht emërtime të shpikura nga njerëzit. Ata janë të mangët dhe të pafuqishëm. Ata nuk kanë asnjë cilësi madhështore, sikurse ka Allahu i Madhëruar. Cilësitë e tyre janë të mangëta, dhe po kështu janë edhe veprat e tyre. Prandaj Jusufi (a.s) u thotë djemve të burgut: