انتقل إلى المحتوى
Tafsir As-Saadi · هود
السورة ١١

هود

هذا تفسير بلغة غير العربية كما هو في Quranic Universal Library (واختصارها QUL، من Tarteel)، مأخوذًا من النسخة المفتوحة لبيانات QUL التي يحتفظ بها spa5k/tafsir_api. لا يذكر سجلّ QUL من كتبه أو ترجمه ولا أي طبعة مطبوعة يتبعها، ولا يذكر ترخيصًا للنص، ولذلك لم يُتحقق من حق عرضه. لم يقارنه أحد بكتاب مطبوع، ولم يراجعه أحد من العلماء. يقف كل مقطع بجانب الآيات التي يعلّق عليها، وهي نص القرآن من Tanzil كما هو عنده. لم يكتب سبيل شيئًا منه ولم يترجمه.

النص منQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITأُخذ في 2026-10-21

الآية ٣٢

قَالُوا۟ يَـٰنُوحُ قَدْ جَـٰدَلْتَنَا فَأَكْثَرْتَ جِدَٰلَنَا فَأْتِنَا بِمَا تَعِدُنَآ إِن كُنتَ مِنَ ٱلصَّـٰدِقِينَ ٣٢

Ata thanë: “O Nuh, ti polemizove me ne dhe e zgjate shumë me polemikën tënde. Na e sill, pra, atë për të cilën na ke paralajmëruar, nëse thua të vërtetën!” -Sille atë dënim - thoshin ata - me të cilin na kërcënon, nëse je i sinqertë dhe i të vërtetë me atë që pretendon. Sa injorantë dhe të humbur ishin ata që ia thanë këto fjalë të shëmtuara atij Profeti të dashur e këshillues?! Nëse vërtet do të synonin gjetjen e rrugës së drejtë, ata do të thoshin: ‘O Nuh! Shumë ke folur, me dashuri e dhembshuri, për të na sqaruar e udhëzuar, por ne ende nuk e kemi të qartë se për çfarë na fton. Prandaj të kërkojmë që të na sqarosh edhe më tepër, që ne të përqafojmë udhëzimin tënd. Gjithsesi, të jemi mirënjohës për sqarimet dhe përkushtimin tënd.’ Nëse do të flisnin me këtë gjuhë, vërtet ato do të konsideroheshin si fjalë të drejta dhe të logjikshme të disa njerëzve që janë ftuar të besojnë një çështje, por ende nuk janë bindur për të. Porse fjalët e tyre tregojnë se ata ishin gënjeshtarë dhe qëllimkëqij. Ata nuk paraqitën asnjë arsye, sado të vogël, për mospranimin e ftesës, e aq më pak të paraqesnin ndonjë argument të pranueshëm. Prandaj, edhe për shkak të injorancës dhe padrejtësisë që i karakterizonte, nxituan të kërkonin përshpejtimin e ndëshkimit. Me këtë kërkesë, a thua po sfidonin Zotin e Lartësuar. Por kësaj sjelljeje kaq të ulët Nuhu (a.s.) iu përgjigj: