الكوثر
هذا تفسير بلغة غير العربية كما هو في Quranic Universal Library (واختصارها QUL، من Tarteel)، مأخوذًا من النسخة المفتوحة لبيانات QUL التي يحتفظ بها spa5k/tafsir_api. لا يذكر سجلّ QUL من كتبه أو ترجمه ولا أي طبعة مطبوعة يتبعها، ولا يذكر ترخيصًا للنص، ولذلك لم يُتحقق من حق عرضه. لم يقارنه أحد بكتاب مطبوع، ولم يراجعه أحد من العلماء. يقف كل مقطع بجانب الآيات التي يعلّق عليها، وهي نص القرآن من Tanzil كما هو عنده. لم يكتب سبيل شيئًا منه ولم يترجمه.
النص منQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITأُخذ في 2026-10-21
فَصَلِّ لِرَبِّكَ وَٱنْحَرْ ٢
Prandaj, ti falu për hir të Zotit tënd dhe bëj kurban për Të! - Janë veçuar këto dy rite, sepse ato janë ndër më të rëndësishmet dhe ndër rrugët më të dashura për t’u afruar tek Allahu i Madhëruar. Namazi shpreh nënshtrimin e plotë të zemrës dhe gjymtyrëve vetëm për Allahun e Lartësuar. Gjatë tij, zemra dhe trupi, me përkushtim dhe dashuri ndaj Allahut, kalojnë nga një adhurim në tjetrin. Kur qëndron në këmbë, besimtari këndon me drojë ajetet Kur'anore, pastaj me përunjësi të plotë bie në ruku, duke bërë tesbih dhe lavde për Allahun e Madhëruar, për të kaluar pastaj në sexhde, e cila është kulmi i përulësisë dhe momenti më pranë Allahut, kur Ai dëgjon çdo lutje drejtuar nga robi i Tij. Ndërsa kurbani edukon bujarinë dhe shtyp koprracinë. Robi zgjedh më të bukurën dhe më të mirën bagëti për t’ia përkushtuar Zotit si kurban.