الهمزة
هذا تفسير بلغة غير العربية كما هو في Quranic Universal Library (واختصارها QUL، من Tarteel)، مأخوذًا من النسخة المفتوحة لبيانات QUL التي يحتفظ بها spa5k/tafsir_api. لا يذكر سجلّ QUL من كتبه أو ترجمه ولا أي طبعة مطبوعة يتبعها، ولا يذكر ترخيصًا للنص، ولذلك لم يُتحقق من حق عرضه. لم يقارنه أحد بكتاب مطبوع، ولم يراجعه أحد من العلماء. يقف كل مقطع بجانب الآيات التي يعلّق عليها، وهي نص القرآن من Tanzil كما هو عنده. لم يكتب سبيل شيئًا منه ولم يترجمه.
النص منQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITأُخذ في 2026-10-21
ٱلَّذِى جَمَعَ مَالًا وَعَدَّدَهُۥ ٢ يَحْسَبُ أَنَّ مَالَهُۥٓ أَخْلَدَهُۥ ٣
...i cili ka mbledhur pasuri dhe e ruan(me kopraci)atë. Ai mendon se pasuria e tij do ta bëjë të përjetshëm. -Prej cilësive të këtyre njerëzve është edhe lakmia e madhe për grumbullimin e pasurisë. I vetmi qëllim dhe shqetësim i tyre është mbledhja e pasurisë, ruajtja e saj që të mos pakësohet dhe mburrja me të. Ata nuk mendojnë asnjëherë që ta shpenzojnë atë për bamirësi, për mbajtjen e lidhjeve farefisnore etj. Nga injoranca e tyre, ata mendojnë se pasuria do t’i bëjë të përjetshëm në shijimin e mirësive të kësaj dynjaje. Për këtë arsye, të gjithë mundin dhe aftësitë e tyre i shpenzojnë për të grumbulluar dhe ruajtur pasurinë. Ata shpresojnë se pasuria do të zgjasë edhe jetën e tyre, por nuk e dinë të mjerët se koprracia e shkurton jetën dhe i pakëson begatitë e saj, si edhe i shkatërron popujt.