At-Tawba
Kani waa tafsiir ku qoran luqad aan Carabi ahayn sida uu ugu jiro Quranic Universal Library (QUL, ee Tarteel), oo laga qaaday nuqulka furan ee xogta QUL ee spa5k/tafsir_api haysto. Diiwaanka QUL ma sheegayo cidda qortay ama tarjumay ama daabacaadda la daabacay ee uu raacayo, mana caddaynayo shatiga qoraalka, sidaas darteed xaqa muujintiisa lama xaqiijin. Qofna ma barbardhigin buug la daabacay, aqoonyahanna ma dib u eegin. Qayb kasta waxay ag taagan tahay aayadaha ay ka hadlayso, kuwaas oo ah qoraalka Quraanka ee Tanzil, sida uu ugu yaal halkaas. Sabīl wax ka mid ah ma qorin, mana tarjumin.
Qoraalka waxaa laga helayQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITla qaaday 2026-10-21
وَعَدَ ٱللَّهُ ٱلْمُؤْمِنِينَ وَٱلْمُؤْمِنَـٰتِ جَنَّـٰتٍ تَجْرِى مِن تَحْتِهَا ٱلْأَنْهَـٰرُ خَـٰلِدِينَ فِيهَا وَمَسَـٰكِنَ طَيِّبَةً فِى جَنَّـٰتِ عَدْنٍ ۚ وَرِضْوَٰنٌ مِّنَ ٱللَّهِ أَكْبَرُ ۚ ذَٰلِكَ هُوَ ٱلْفَوْزُ ٱلْعَظِيمُ 72
Besimtarëve dhe besimtareve Allahu u ka premtuar kopshte nëpër të cilët rrjedhin lumenj, ku do të jenë përgjithmonë dhe vendbanime të bukura në Xhenetin e Adnit. -Në Xhenet ka vetëm mirësi, lumturi dhe gëzim; ai është i pastër nga ligësitë e brengat. Nëpër kështjellat e Xhenetit rrjedhin lumenj të mëdhenj. Rreth tyre gëlon bimësia e dendur, e stolisur me vendpushime e bukuri të papara e të padëgjuara. Kopshtet e hijshme e lumturuese ujiten nga lumenj të kristaltë. Vetëm Allahu i Lartësuar i di hollësisht se si janë begatitë që fshihen në ato kopshte të bukura. Lumturia e banorëve nuk ka të përshkruar kur të mësojnë se do të jenë atje përjetësisht. Ata nuk do të dëshirojnë asnjëherë të largohen nga ai vend. Xheneti është rregulluar e zbukuruar nga vetë i Madhëruari për të devotshmit. Të mrekullueshme do të jenë pamjet që do të shikojnë, vendet ku pushojnë dhe kënaqësitë që do të shijojnë në çdo çast. Ata kurrë nuk do të mendojnë për t'u larguar nga ai vend i bekuar. Vetë Allahu i Madhëruar ka ndërtuar për të devotshmit dhoma të tejdukshme e të stolisura me smeralde e diamante. Kur je jashtë, mund të shikosh bukuritë e brendshme, ndërsa kur je brenda, shijon pamjet e mrekullueshme jashtë. Këto vendbanime të hijshme, në të cilat qetësohen shpirtrat, tërhiqen zemrat dhe lumturohen adhuruesit, do të jenë të përjetshme. Por mbi të gjitha këto kënaqësi, qëndron diçka shumë më e madhe:Por lumturia më e madhe është kënaqësia e Allahut. Kjo është fitorja e madhe. -Kënaqësia e Allahut, që i përfshin banorët e Xhenetit, është më e madhe se kënaqësitë e tjera që ata përjetojnë atje. Madje, kënaqësitë e Xhenetit nuk mund të kuptohen dhe të përjetohen pa kënaqësinë e Allahut dhe vështrimin drejt Tij. Shikimi i Fytyrës së Zotit dhe lumturia që sjell kënaqësia e Tij mbi adhuruesit e vet, ka qenë motivi që frymëzon adhuruesit dhe objektivi drejt të cilit vrapojnë të dashuruarit pas Zotit. Kënaqësia e Zotit të tokës dhe qiejve është lumturia më e madhe e Xhenetit.