At-Tawba
Kani waa tafsiir ku qoran luqad aan Carabi ahayn sida uu ugu jiro Quranic Universal Library (QUL, ee Tarteel), oo laga qaaday nuqulka furan ee xogta QUL ee spa5k/tafsir_api haysto. Diiwaanka QUL ma sheegayo cidda qortay ama tarjumay ama daabacaadda la daabacay ee uu raacayo, mana caddaynayo shatiga qoraalka, sidaas darteed xaqa muujintiisa lama xaqiijin. Qofna ma barbardhigin buug la daabacay, aqoonyahanna ma dib u eegin. Qayb kasta waxay ag taagan tahay aayadaha ay ka hadlayso, kuwaas oo ah qoraalka Quraanka ee Tanzil, sida uu ugu yaal halkaas. Sabīl wax ka mid ah ma qorin, mana tarjumin.
Qoraalka waxaa laga helayQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITla qaaday 2026-10-21
وَٱلسَّـٰبِقُونَ ٱلْأَوَّلُونَ مِنَ ٱلْمُهَـٰجِرِينَ وَٱلْأَنصَارِ وَٱلَّذِينَ ٱتَّبَعُوهُم بِإِحْسَـٰنٍ رَّضِىَ ٱللَّهُ عَنْهُمْ وَرَضُوا۟ عَنْهُ وَأَعَدَّ لَهُمْ جَنَّـٰتٍ تَجْرِى تَحْتَهَا ٱلْأَنْهَـٰرُ خَـٰلِدِينَ فِيهَآ أَبَدًا ۚ ذَٰلِكَ ٱلْفَوْزُ ٱلْعَظِيمُ 100
Allahu është i kënaqur me besimtarët e hershëm muhaxhirë e ensarë dhe me ata që i pasuan me vepra të mira. - Besimtarët e hershëm janë të parët e këtij umeti që pranuan fenë e vërtetë dhe sakrifikuan gjithçka në emër të Zotit, duke emigruar dhe duke luftuar për ta mbrojtur dhe përhapur këtë fe madhështore. Muhaxhirët janë ata për të cilët i Madhëruari ka thënë: “Ajo u takon muhaxhirëve të varfër, të cilët u dëbuan prej shtëpive dhe pasurisë së tyre, për shkak se kërkonin mirësinë e kënaqësinë e Allahut dhe që të ndihmonin Allahun dhe të Dërguarin e Tij. Pikërisht këta janë të drejtët!” [Hashër 8]. Besimtarët e parë ishin edhe ensarët - ndihmëtarët, për të cilët i Lartësuari ka thënë: "Edhe atyre që përgatitën vendin dhe besimin para tyre, të cilët i duan ata që emigruan tek ata dhe nuk ndiejnë në gjoks smirë për çfarë u jepet atyre. Madje ata u japin përparësi atyre para vetvetes, edhe sikur të kenë vetë nevojë të domosdoshme. Kush u ruajt prej koprracisë së vetes, ata janë të fituarit!” [Hashër 9]. Në ajet përmendet edhe një grup tjetër, për të cilët Allahu i Lartësuar thotë: “...dhe me ata që i pasuan me vepra të mira." Këta ishin pasuesit më të mirë e më besnikë të atyre që ishin më të hershmit. Këta e pasuan Profetin dhe shokët e tij në të gjitha drejtimet: në besimin e pastër dhe autentik që ata e lanë trashëgim, në fjalët e mira plot vërtetësi e drejtësi, që ata i morën nga Profeti i fundit, si dhe në drejtim të veprave të sinqerta dhe korrekte, ashtu sikurse porositi Zoti dhe Profeti i Tij. Këto kategori të përmendura në ajet janë ata për të cilët Profeti ka thënë: “Brezi më i mirë është ai në të cilin unë u dërgova, pastaj ata që vijnë pas tyre (tabiin-ët)." Këta janë të lavdëruar nga Zoti dhe Profeti i Tij. Brezi i sahabëve muhaxhirë e ensarë dhe pasuesit e denjë të tyre patën nderin e madh të transmetimit korrekt të kësaj feje. Zoti i dalloi ata me besnikëri ndaj Shpalljes, me jetesën sipas saj dhe me përcjelljen korrekte dhe të plotë të saj. Ata janë brezat e ndritur, ku muslimani sot gjen besimin e pastër dhe fenë e vërtetë. Për ta Allahu i Lartësuar thotë: “Allahu është i kënaqur me ta”. Arritja e kënaqësisë së Allahut është më e madhe dhe më e rëndësishme se çdo kënaqësi e Xhenetit. Ky është një tregues shumë i qartë për atë se çfarë përfaqësojnë këta fatlumë. Zoti është i kënaqur nga besimi dhe veprat e tyre, prandaj do t’i shpërblejë pa masë ata dhe cilindo që pason rrugën e tyre. Sigurisht, edhe ata do të jenë të kënaqur me shpërblimin e Allahut të Madhëruar:Edhe ata janë të kënaqur me Të. Për ta Ai ka përgatitur kopshte, nëpër të cilët rrjedhin lumenj, ku do të jenë përjetësisht. Ky është fitimi i madh. - Lumenj të mrekullueshëm vërshojnë nëpër kopshte. Kështjellat janë të zbukuruara me lëndina e lule të mrekullueshme. Ata do të jenë përjetësisht në këto mirësi dhe kurrë nuk do të dëshirojnë të largohen apo të mërziten me to. E si mund të ndodhë diçka e tillë, kur atyre do t'u jepet gjithçka që e dëshirojnë dhe ëndërrojnë?! Allahu i Madhëruar e ka quajtur këtë: “fitore e madhe: Ata arritën çdo gjë të dashur për shpirtin, që lumturon zemrën dhe kënaq trupin. Ata shpëtuan nga çdo gjë e keqe.