Al-Mutaffifin
Kani waa tafsiir ku qoran luqad aan Carabi ahayn sida uu ugu jiro Quranic Universal Library (QUL, ee Tarteel), oo laga qaaday nuqulka furan ee xogta QUL ee spa5k/tafsir_api haysto. Diiwaanka QUL ma sheegayo cidda qortay ama tarjumay ama daabacaadda la daabacay ee uu raacayo, mana caddaynayo shatiga qoraalka, sidaas darteed xaqa muujintiisa lama xaqiijin. Qofna ma barbardhigin buug la daabacay, aqoonyahanna ma dib u eegin. Qayb kasta waxay ag taagan tahay aayadaha ay ka hadlayso, kuwaas oo ah qoraalka Quraanka ee Tanzil, sida uu ugu yaal halkaas. Sabīl wax ka mid ah ma qorin, mana tarjumin.
Qoraalka waxaa laga helayQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITla qaaday 2026-10-21
كَلَّآ إِنَّهُمْ عَن رَّبِّهِمْ يَوْمَئِذٍ لَّمَحْجُوبُونَ 15 ثُمَّ إِنَّهُمْ لَصَالُوا۟ ٱلْجَحِيمِ 16 ثُمَّ يُقَالُ هَـٰذَا ٱلَّذِى كُنتُم بِهِۦ تُكَذِّبُونَ 17
Jo dhe jo! Atë ditë ata do të pengohen ta shohin Zotin e tyre. Pastaj, pa dyshim, ata do të flaken në Xhehenem, dhe më pas do t’u thuhet: “Ky është ai, të cilin e quanit gënjeshtër.” -Ky është shpagim i drejtë për shpërfilljen e treguar prej tyre. Ashtu sikurse ata nuk i lejojnë zemrat e tyre të ndriçohen nga drita e ajeteve të Zotit, ashtu do të shpërblehen në ahiret duke u privuar nga kënaqësia që të fal shikimi i Zotit. Pas këtij ndëshkimi të madh, ata do të flaken në zjarrin e Xhehenemit, ku do të vuajnë hidhësinë dhe dëshpërimin e përzgjedhjes së tyre të gabuar. Dhimbja e tyre do të jetë shumë e madhe kur t’u thuhet: “Ky është ai të cilin ju e quanit gënjeshtër!”. Këtu janë përmendur tri lloje ndëshkimi për këta kriminelë: ndëshkimi i zjarrit të Xhehenemit, ndëshkimi përmes fjalëve therëse, dhe ndëshkimi më i madh: privimi nga kënaqësia e vështrimit të Allahut të Madhëruar. Ky i fundit është ndëshkim më i madh dhe më dëshpërues edhe se vetë ndëshkimi i Zjarrit. Ajeti i kuptuar nga ana e kundërt tregon se besimtarët do ta shohin Zotin e tyre në Ditën e Gjykimit dhe në Xhenet. Ajo do të jetë kënaqësia më e madhe e tyre, më e madhe se çdo kënaqësi tjetër që do të shijojnë përjetësisht në Xhenet. Besimtarët do të jenë shumë të lumtur me praninë e të Madhëruarit dhe do të shijojnë kënaqësinë që të fal fjala e Zotit drejtuar atyre. Kjo është përmendur në shumë ajete Kur'anore dhe në shumë hadithe të sakta nga Profeti (a.s.). Këto ajete tërheqin fort vërejtjen për t’u ruajtur dhe penduar nga gjynahet, sepse ato dalëngadalë shkaktojnë vulosjen e zemrës dhe i heqin asaj aftësinë për të dalluar të vërtetën nga e kota. Ato sjellin errësirë dhe pengojnë dritën e Zotit që të hyjë në zemër. Ato sjellin vdekjen e zemrës, dhe kështu ajo nuk do të jetë në gjendje të udhëzohet: të mirën do ta shohë si të keqe dhe të vërtetën do ta shohë si të gënjeshtërt. Të mos harrojmë se këto janë vetëm një pjesë e të këqijave që sjellin gjynahet.