An-Naba
Kani waa tafsiir ku qoran luqad aan Carabi ahayn sida uu ugu jiro Quranic Universal Library (QUL, ee Tarteel), oo laga qaaday nuqulka furan ee xogta QUL ee spa5k/tafsir_api haysto. Diiwaanka QUL ma sheegayo cidda qortay ama tarjumay ama daabacaadda la daabacay ee uu raacayo, mana caddaynayo shatiga qoraalka, sidaas darteed xaqa muujintiisa lama xaqiijin. Qofna ma barbardhigin buug la daabacay, aqoonyahanna ma dib u eegin. Qayb kasta waxay ag taagan tahay aayadaha ay ka hadlayso, kuwaas oo ah qoraalka Quraanka ee Tanzil, sida uu ugu yaal halkaas. Sabīl wax ka mid ah ma qorin, mana tarjumin.
Qoraalka waxaa laga helayQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITla qaaday 2026-10-21
رَّبِّ ٱلسَّمَـٰوَٰتِ وَٱلْأَرْضِ وَمَا بَيْنَهُمَا ٱلرَّحْمَـٰنِ ۖ لَا يَمْلِكُونَ مِنْهُ خِطَابًا 37
Zoti i qiejve e i tokës dhe ç’ka ndërmjet tyre. Ai është i Gjithëmëshirshmi,... –Kuptimi: Ai që ua dhuroi këto mirësi është Allahu, i vetmi i Adhuruar në qiell dhe në tokë. Ai është i Gjithëmëshirshmi, Zoti i qiejve dhe i tokës. Është Ai që ka krijuar gjithçka, rregullon çështjet në qiell dhe në tokë dhe përkujdeset për krijesat. Mëshira e Tij ka përfshirë çdo gjë, por për besimtarët është një mëshirë e veçantë. Është Ai që kujdeset për ta me mëshirën e Tij të veçantë, duke i udhëzuar tek e mira dhe duke i ruajtur nga e keqja. Nëpërmjet mëshirës dhe suksesit të dhënë prej Tij, ata kanë arritur deri këtu. Pastaj i Lartësuari flet për pushtetin dhe sundimin e Tij të madh në Ditën e Gjykimit:...të Cilit askush nuk mund t’i bëjë vërejtje. -Atë ditë, asnjë krijesë nuk nxjerr zë dhe nuk flet pa iu dhënë leje. Askush nuk mund të kundërshtojë të Madhëruarin, madje nuk mundet as të flasë, qoftë edhe një fjalë, pa lejen e Tij. Ajo është vërtet një ditë shumë e madhe dhe e vështirë. E si mund të flasin ata, kur rreth e rrotull tyre do të qëndrojnë melekët madhështorë të të Madhëruarit?! Thotë i Lartësuari: