Al-A'raaf
Kani waa tafsiir ku qoran luqad aan Carabi ahayn sida uu ugu jiro Quranic Universal Library (QUL, ee Tarteel), oo laga qaaday nuqulka furan ee xogta QUL ee spa5k/tafsir_api haysto. Diiwaanka QUL ma sheegayo cidda qortay ama tarjumay ama daabacaadda la daabacay ee uu raacayo, mana caddaynayo shatiga qoraalka, sidaas darteed xaqa muujintiisa lama xaqiijin. Qofna ma barbardhigin buug la daabacay, aqoonyahanna ma dib u eegin. Qayb kasta waxay ag taagan tahay aayadaha ay ka hadlayso, kuwaas oo ah qoraalka Quraanka ee Tanzil, sida uu ugu yaal halkaas. Sabīl wax ka mid ah ma qorin, mana tarjumin.
Qoraalka waxaa laga helayQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITla qaaday 2026-10-21
قَالَ ٱلْمَلَأُ ٱلَّذِينَ ٱسْتَكْبَرُوا۟ مِن قَوْمِهِۦ لِلَّذِينَ ٱسْتُضْعِفُوا۟ لِمَنْ ءَامَنَ مِنْهُمْ أَتَعْلَمُونَ أَنَّ صَـٰلِحًا مُّرْسَلٌ مِّن رَّبِّهِۦ ۚ قَالُوٓا۟ إِنَّا بِمَآ أُرْسِلَ بِهِۦ مُؤْمِنُونَ 75
Krerët arrogantë të popullit u thanë atyre që i konsideronin më të dobët e që kishin besuar: “A e dini vërtet se Salihu është i dërguar i Zotit të tij?” -Paria e popullit të Themudëve, të cilët u treguan kryeneçë ndaj të vërtetës, u thanë disa fjalë njerëzve të dobët e pa mbështetje. Por duke qenë se jo të gjithë të dobëtit dhe të varfrit pa mbështetje ishin besimtarë, i Lartësuari e përcakton se ata iu drejtuan atyre të dobtëve dhe të varfërve që e kishin besuar Profetin dhe Shpalljen e Tij. Kështu, ata iu drejtuan këtij grupi besimtarësh duke i pyetur: “A e dini me siguri se Salihu është i dërguar nga Zoti? A jeni të bindur se Salihu është i sinqertë, apo është mashtrues?” Përgjigjja e besimtarëve ishte:Ata thanë: “Po, ne besojmë në mesazhin e tij.” - Ne e besojmë me siguri të plotë mesazhin që ai sjell nga Allahu i Madhëruar. Ai na fton në adhurimin e Allahut si Një Zot i Vetëm dhe i Pashoq, përmes zbatimit të urdhëresave të Tij dhe largimit nga ndalesat e Tij. Çdo kumt që ai e sjell prej Zotit ne e besojmë dhe jemi të bindur për vërtetësinë e tij.