U bood nuxurka
Tafsir As-Saadi · Al-A'raaf
Suuradda 7

Al-A'raaf

Kani waa tafsiir ku qoran luqad aan Carabi ahayn sida uu ugu jiro Quranic Universal Library (QUL, ee Tarteel), oo laga qaaday nuqulka furan ee xogta QUL ee spa5k/tafsir_api haysto. Diiwaanka QUL ma sheegayo cidda qortay ama tarjumay ama daabacaadda la daabacay ee uu raacayo, mana caddaynayo shatiga qoraalka, sidaas darteed xaqa muujintiisa lama xaqiijin. Qofna ma barbardhigin buug la daabacay, aqoonyahanna ma dib u eegin. Qayb kasta waxay ag taagan tahay aayadaha ay ka hadlayso, kuwaas oo ah qoraalka Quraanka ee Tanzil, sida uu ugu yaal halkaas. Sabīl wax ka mid ah ma qorin, mana tarjumin.

Qoraalka waxaa laga helayQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITla qaaday 2026-10-21

Aayadda 202

وَإِخْوَٰنُهُمْ يَمُدُّونَهُمْ فِى ٱلْغَىِّ ثُمَّ لَا يُقْصِرُونَ 202

Ndërsa vëllezërit e tyre (keqbërësit), shejtanët i zhytin më thellë për në humbje dhe nuk u ndahen. - Ndryshe nga të devotshmit, të mashtruarit - të cilët janë vëllezër dhe miq të shejtanëve - vazhdojnë në rrugën e humbjes, duke u zhytur thellë e më thellë në të, gabim pas gabimi. Shejtanët dhe të devijuarit zbatojnë urdhrat e njëri-tjetrit me përpikmëri. Shejtanët e mallkuar nuk reshtin së devijuari ‘miqtë’ e tyre, ndërsa të mashtruarit vijojnë të bëjnë vepra të këqija, duke iu bindur të mallkuarve. Të devijuarit i kanë lënë frerët e punëve të tyre në duart e shejtanëve të mallkuar dhe u binden atyre për gjithçka, duke u larguar vazhdimisht nga e vërteta.Allahu i Madhëruar thotë: “Kush shkujdeset nga përkujtimi i Rahmanit, atij i shoqërojmë një shejtan, që nuk i ndahet kurrë. Ata (shejtanët) do t’i devijojnë nga rruga e drejtë, kurse ata (jobesimtarët) mendojnë se janë të drejtudhëzuar ...” , dhe pastaj thotë: A mos do të bësh ti të dëgjojë i shurdhëti apo ta udhëzosh të verbërin dhe atë që është zhytur në humbje të thellë?” [El zuhruf 36, 39]. Për shpjegimin e këtyre ajeteve është thënë: “Kush shkujdeset nga përkujtimi i Rahmanit, atij ia shoqërojmë një djall që nuk i ndahet kurrë. - Fjala e përdorur në ajet për të treguar shkujdesjen e tyre është ‘el ash’u’ që në gjuhën arabe tregon shikimin e dobët. Pra, këta mund ta përmendin Zotin, por shumë pak. Për këtë arsye, përfundimi dhe rezultati i kësaj mospërfillje të përkujtimit të Rahmanit është i frikshëm. Allahu i lartësuar thotë: ... atij ia shoqërojmë një djall që nuk i ndahet kurrë. Çfarë ndodhme këta të mjerë? Thotë i Gjithëdituri: “...Ata (djajt) do t’i shmangin nga rruga e drejtë, kurse ata (të mjerë) mendojnë se janë të drejtudhëzuar.” Jo vetëm që i zhyt në humbje por i bën të mendojnë se janë të udhëzuar. Ky është shkatërrimi vetë. Të jesh në humbje të qartë dhe të mos arrish të dëgjosh dhe të përfitosh nga argumentat e Zotit. E gjitha kjo për shkak të shpërfilljes ndaj përkujtimit të Zotit dhe mos mbështetjes tek Ai. Pastaj i lartësuari thotë: “Vallë ti do të bësh të dëgjojë i shurdhëti, apo ta udhëzosh (në rrugën e drejtë) të verbërin dhe atë që është zhytur në humbje të thellë? - Ajeti tregon se ai që dobësohet dhe largohet nga përkujtimi i Zotit ka për të qenë prej atyre që kanë këto cilësi dhe nuk përfitojnë nga argumentat e Zotit dhe qortimet e tij. Mos përkujtimi i Zotit i kthen këta në të shurdhët, të verbër dhe të zhytur në humbje të thellë. Njeriu, që të udhëzohet në rrugën e drejtë ka nevojë fillimisht që të ketë aftësinë për të dëgjuar dhe për të parë argumentat dhe se dyti për forcë dhe vullnet të mjaftueshëm për ta zbatuar. Nëse njeriu kupton argumentat e sakta dhe të drejta dhe i mungon përkushtimi për ta zbatuar, nuk ndodh udhëzimi dhe e mira. Po kështu edhe e anasjellta. E pra nëse shejtani është gjithmonë pranë teje dhe të devijon nga rruga është shumë e vështirë që robi të gjejë udhëzimin. Ajo që ndihmon është përkujtimi i shumtë i Zotit dhe të qenurit këmbëngulës në këtë detyrë. Në të kundërt përfundimi është i hidhur. Shejtani luftohet më menyrën e caktuar nga Zoti dhe profeti i tij jo me llogjikën tonë. Po kështu të mirat dhe begatitë arrihen në të njëjtën mënyrë. Pikërisht për këtë u shpall sheriati i Zotit: për të sjellë të mirën dhe për ta lehtësuar arritjen e saj, për të larguar të keqen dhe për të lehtësuar largimin nga ajo. Përkujtimi i Allahut i kthen punët e rëndomta të lejuara në adhurime madje edhe kënaqësitë e kësaj bote nëse i kryen me një nijet të pastër për Zotin ato kthehen në adhurime për të cilat pret shpërblim. Kjo mundësohet duke përmendur Zotin në fillim të çdo pune dhe duke synuar bindjen dhe adhurimin e Zotit të lartësuar. [Sh.p.]