Al-A'raaf
Kani waa tafsiir ku qoran luqad aan Carabi ahayn sida uu ugu jiro Quranic Universal Library (QUL, ee Tarteel), oo laga qaaday nuqulka furan ee xogta QUL ee spa5k/tafsir_api haysto. Diiwaanka QUL ma sheegayo cidda qortay ama tarjumay ama daabacaadda la daabacay ee uu raacayo, mana caddaynayo shatiga qoraalka, sidaas darteed xaqa muujintiisa lama xaqiijin. Qofna ma barbardhigin buug la daabacay, aqoonyahanna ma dib u eegin. Qayb kasta waxay ag taagan tahay aayadaha ay ka hadlayso, kuwaas oo ah qoraalka Quraanka ee Tanzil, sida uu ugu yaal halkaas. Sabīl wax ka mid ah ma qorin, mana tarjumin.
Qoraalka waxaa laga helayQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITla qaaday 2026-10-21
سَأَصْرِفُ عَنْ ءَايَـٰتِىَ ٱلَّذِينَ يَتَكَبَّرُونَ فِى ٱلْأَرْضِ بِغَيْرِ ٱلْحَقِّ وَإِن يَرَوْا۟ كُلَّ ءَايَةٍ لَّا يُؤْمِنُوا۟ بِهَا وَإِن يَرَوْا۟ سَبِيلَ ٱلرُّشْدِ لَا يَتَّخِذُوهُ سَبِيلًا وَإِن يَرَوْا۟ سَبِيلَ ٱلْغَىِّ يَتَّخِذُوهُ سَبِيلًا ۚ ذَٰلِكَ بِأَنَّهُمْ كَذَّبُوا۟ بِـَٔايَـٰتِنَا وَكَانُوا۟ عَنْهَا غَـٰفِلِينَ 146
Unë do t’i spraps nga shenjat e Mia ata... -Nga shenjat e Allahut të Lartësuar, qofshin ato në horizont apo në Shpalljen e Tij, nuk përfitojnë ata njerëzqë kanë këto cilësi:...të cilët tregohen mendjemëdhenj në tokë duke shpërfillur të drejtën. Ata edhe nëse i shohin të gjitha Shenjat, nuk do të besojnë në to. -Ata të cilët tregohen arrogantë përpara robërve të Allahut dhe nuk nënshtrohen për të pranuar të vërtetën. Ata tregohen mendjemëdhenj ndaj profetëve të Zotit dhe atyre që u mësojnë njerëzve të mirën, fenë dhe rregullat e jetës, që Zoti ka përcaktuar. Njerëz me të tilla cilësi Allahu i Lartësuar i privon nga mirësi të shumta dhe i lë të mbështeten në veten e tyre. Ata të mjerë kurrë nuk mund ta gjejnë të mirën dhe udhëzimin e drejtë. Ata nuk e kuptojnë mesazhin e Zotit dhe shenjat e Tij në këtë botë. Përkundrazi, ata e shohin si të mirë atë që është e keqe dhe e shohin si të keqe atë që është e mirë. Ata, edhe nëse shohin të gjitha shenjat, përsëri nuk besojnë, sepse e urrejnë dhe nuk duan që ta besojnë të vërtetën e Zotit. Ata nuk duan të nënshtrohen sipas porosive të Zotit. Ata kanë urrejtje ndaj Allahut të Lartësuar dhe Profetit të Tij.Nëse shohin rrugën e shpëtimit, ata nuk e marrin atë rrugë... - Atyre vazhdimisht u paraqitet e qartë rruga e drejtë, ajo rrugë që të çon tek Allahu i Lartësuar dhe në lumturinë e përjetshme. Por, megjithatë, ata nuk e marrin atë rrugë. Ata nuk e pranojnë atë si rrugë të drejtë dhe nuk duan të jetojnë sipas saj. Nga ana tjetër, ndodh krejtësisht e kundërta kur atyre u paraqitet rruga e humbjes. Ata dorëzohen totalisht para saj, sepse ashtu u plotësohen dëshirat e shfrenuara të kësaj bote:...e, nëse shohin rrugën e humbjes - kjo është rruga që e ndjekin ata.- Kur atyre u ofrohet rruga e cila i çon në humbje, ata e zgjedhin menjëherë atë. Po cili është shkaku që ata bëjnë një zgjedhje të tillë? Allahu i Lartësuar thotë:Kjo ndodh ngase ata i kanë mohuar Shenjat Tona dhe janë treguar mospërfillës ndaj tyre. - Së pari, sepse ata refuzojnë shenjat dhe faktet e Allahut të Lartësuar, duke i konsideruar ato si mashtrime dhe, së dyti, sepse janë të pakujdesshëm e mospërfillës ndaj këtyre fakteve e shenjave të Zotit. Ata nuk u kushtojnë rëndësi atyre, për të kuptuar diçka më tepër. Madje, përkundrazi, ata i nënçmojnë argumentet e Zotit. Rrjedhimisht, ata ndjekin rrugën e humbjes dhe të shkatërrimit.