Al-Ahqaf
Kani waa tafsiir ku qoran luqad aan Carabi ahayn sida uu ugu jiro Quranic Universal Library (QUL, ee Tarteel), oo laga qaaday nuqulka furan ee xogta QUL ee spa5k/tafsir_api haysto. Diiwaanka QUL ma sheegayo cidda qortay ama tarjumay ama daabacaadda la daabacay ee uu raacayo, mana caddaynayo shatiga qoraalka, sidaas darteed xaqa muujintiisa lama xaqiijin. Qofna ma barbardhigin buug la daabacay, aqoonyahanna ma dib u eegin. Qayb kasta waxay ag taagan tahay aayadaha ay ka hadlayso, kuwaas oo ah qoraalka Quraanka ee Tanzil, sida uu ugu yaal halkaas. Sabīl wax ka mid ah ma qorin, mana tarjumin.
Qoraalka waxaa laga helayQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITla qaaday 2026-10-21
قُلْ مَا كُنتُ بِدْعًا مِّنَ ٱلرُّسُلِ وَمَآ أَدْرِى مَا يُفْعَلُ بِى وَلَا بِكُمْ ۖ إِنْ أَتَّبِعُ إِلَّا مَا يُوحَىٰٓ إِلَىَّ وَمَآ أَنَا۠ إِلَّا نَذِيرٌ مُّبِينٌ 9
Thuaju: “Unë nuk jam i pari i dërguar e nuk e di se çfarë do të ndodhë me mua e as me ju.” -Unë nuk jam i pari i dërguar i Zotit, e kjo dihet! Pse habiteni me mesazhin që unë sjell? Pse, pra, e refuzoni ftesën time? Shumë profetë të tjerë kanë ardhur para meje dhe mesazhi im është tërësisht në përputhje me mesazhin e tyre. Atëherë, për çfarë arsyeje e refuzoni mesazhin tim, që unë po jua përcjell prej Zotit?“Unë zbatoj vetëm atë që më shpallet ...”. -Unë jam veçse një njeri, dhe si i tillë nuk kam në dorë asnjë çështje. Vetëm Allahu i Madhëruar i ka në dorë të gjitha çështjet, të miat dhe tuajat. Ai do të gjykojë mbi mua dhe mbi ju. Unë nuk vij tek ju me diçka nga vetja ime.“...dhe unë jam veçse një i dërguar, që jep paralajmërime të qarta.”! -Nëse ju e pranoni Shpalljen që unë përcjell nga Zoti juaj e nëse dëgjoni porositë e mia, ky do të jetë fati juaj i mirë dhe lumturia juaj në dynja dhe në ahiret. Por nëse më refuzoni dhe e shpërfillni mesazhin e Zotit të sjellë prej meje, llogaria juaj do të bëhet nga Zoti. Por mos harroni, se unë ju paralajmërova dhe jua tërhoqa vërejtjen, prandaj nuk kam më asnjë përgjegjësi para Zotit tim.