Az-Zukhruf
Kani waa tafsiir ku qoran luqad aan Carabi ahayn sida uu ugu jiro Quranic Universal Library (QUL, ee Tarteel), oo laga qaaday nuqulka furan ee xogta QUL ee spa5k/tafsir_api haysto. Diiwaanka QUL ma sheegayo cidda qortay ama tarjumay ama daabacaadda la daabacay ee uu raacayo, mana caddaynayo shatiga qoraalka, sidaas darteed xaqa muujintiisa lama xaqiijin. Qofna ma barbardhigin buug la daabacay, aqoonyahanna ma dib u eegin. Qayb kasta waxay ag taagan tahay aayadaha ay ka hadlayso, kuwaas oo ah qoraalka Quraanka ee Tanzil, sida uu ugu yaal halkaas. Sabīl wax ka mid ah ma qorin, mana tarjumin.
Qoraalka waxaa laga helayQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITla qaaday 2026-10-21
وَسْـَٔلْ مَنْ أَرْسَلْنَا مِن قَبْلِكَ مِن رُّسُلِنَآ أَجَعَلْنَا مِن دُونِ ٱلرَّحْمَـٰنِ ءَالِهَةً يُعْبَدُونَ 45
Pyeti ata që i dërguam para teje: A kemi lejuar që, në vend të Allahut, të adhurohen zota të tjerë? -Domethënë, pyeti ata, që ndoshta të mund të gjejnë ndonjë arsye apo argument ku mund të kapen! Jo, ata nuk kanë asnjë bazë ku mund ta mbështesin idhujtarinë e tyre. Asnjë profet nuk ka përcjellë një mesazh të tillë. Sado të kërkosh në mesazhet e profetëve, nuk do të gjesh asnjë që të ketë porositur dhe urdhëruar për të adhuruar zota të tjerë veç Allahut. Të gjithë profetët, nga i pari deri tek i fundit, kanë urdhëruar për adhurimin e Allahut si Një të vetëm dhe të pashoq. Thotë i Madhëruari: “Ne çuam në çdo popull të dërguar që t’u thonë: “Adhuroni vetëm Allahun, e largojuni shejtanëve (adhurimit të tyre)!” Por pati nga ata që Allahu i udhëzoi dhe pati nga ata që merituan të mbeten në humbje. Pra, udhëtoni nëpër botë dhe shihni se si ishte fundi i gënjeshtarëve!” [Nahl 36]. Gjithashtu, çdo profet i Zotit i thoshte popullit: “Adhuroni Allahun! Ju nuk keni zot tjetër veç Tij, (që meriton të adhurohet).“ [El ea’raf 59]. Kjo tregon që idhujtarët nuk kanë asnjë argument ku të kapen e mbështeten, as në logjikën e shëndoshë e as në tekstet hyjnore prej qiellit.