Ash-Shura
Kani waa tafsiir ku qoran luqad aan Carabi ahayn sida uu ugu jiro Quranic Universal Library (QUL, ee Tarteel), oo laga qaaday nuqulka furan ee xogta QUL ee spa5k/tafsir_api haysto. Diiwaanka QUL ma sheegayo cidda qortay ama tarjumay ama daabacaadda la daabacay ee uu raacayo, mana caddaynayo shatiga qoraalka, sidaas darteed xaqa muujintiisa lama xaqiijin. Qofna ma barbardhigin buug la daabacay, aqoonyahanna ma dib u eegin. Qayb kasta waxay ag taagan tahay aayadaha ay ka hadlayso, kuwaas oo ah qoraalka Quraanka ee Tanzil, sida uu ugu yaal halkaas. Sabīl wax ka mid ah ma qorin, mana tarjumin.
Qoraalka waxaa laga helayQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITla qaaday 2026-10-21
وَمَن يُضْلِلِ ٱللَّهُ فَمَا لَهُۥ مِن وَلِىٍّ مِّنۢ بَعْدِهِۦ ۗ وَتَرَى ٱلظَّـٰلِمِينَ لَمَّا رَأَوُا۟ ٱلْعَذَابَ يَقُولُونَ هَلْ إِلَىٰ مَرَدٍّ مِّن سَبِيلٍ 44
Atë që Allahu e lë të humbur, nuk ka kush ta udhëzojë përveç Atij. -Allahu i Lartësuar na tregon se Ai është i vetmi që e mundëson udhëzimin. Nëse Ai nuk të udhëzon në rrugën e drejtë, je i humbur dhe kurrë nuk mund ta gjesh udhëzimin pa ndihmën e Tij. Allahu i Lartësuar është i Gjithëditur dhe i Urtë, prandaj udhëzon në rrugën e drejtë veçse ata që e meritojnë të udhëzohen, ndërsa të padrejtët dhe të pabindurit e kërkojnë humbjen vetë dhe e refuzojnë udhëzimin e Tij. Ata që refuzojnë udhëzimin e të Madhëruarit dhe e shpërfillin ftesën e Tij, askush nuk mund t’i ndihmojë për të dalë nga humbja dhe të gjejnë udhën e drejtë.Do t’i shohësh keqbërësit që, kur ta vërejnë dënimin, do të thonë: ... -Ajo është një skenë e frikshme, e trishtueshme dhe e pashpresë. Kur ata të shohin ndëshkimin që po u afrohet, do të pendohen shumë për çfarë kanë bërë në dynja. Ata do të brengosen për shpërfilljen e ftesës bujare të të Madhërishmit, por tashmë çdo gjë ka marrë fund dhe nuk kthehet më pas. Në një gjendje të tillë tmerri dhe dëshpërimi, ata do të thonë:A ka ndonjë rrugë për t'u kthyer(në jetën tokësore)? – Kuptimi: A ka ndonjë mënyrë për t’u kthyer në dynja, që të veprojmë ndryshe nga ato që bëmë dhe që na futën këtu në Xhehenem? Kjo është një kërkesë e dëshpëruar, që kurrë nuk do t’u plotësohet.