U bood nuxurka
Tafsir As-Saadi · An-Nisaa
Suuradda 4

An-Nisaa

Kani waa tafsiir ku qoran luqad aan Carabi ahayn sida uu ugu jiro Quranic Universal Library (QUL, ee Tarteel), oo laga qaaday nuqulka furan ee xogta QUL ee spa5k/tafsir_api haysto. Diiwaanka QUL ma sheegayo cidda qortay ama tarjumay ama daabacaadda la daabacay ee uu raacayo, mana caddaynayo shatiga qoraalka, sidaas darteed xaqa muujintiisa lama xaqiijin. Qofna ma barbardhigin buug la daabacay, aqoonyahanna ma dib u eegin. Qayb kasta waxay ag taagan tahay aayadaha ay ka hadlayso, kuwaas oo ah qoraalka Quraanka ee Tanzil, sida uu ugu yaal halkaas. Sabīl wax ka mid ah ma qorin, mana tarjumin.

Qoraalka waxaa laga helayQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITla qaaday 2026-10-21

Aayadda 96

دَرَجَـٰتٍ مِّنْهُ وَمَغْفِرَةً وَرَحْمَةً ۚ وَكَانَ ٱللَّهُ غَفُورًا رَّحِيمًا 96

...por i ka dalluar luftëtarët mbi ata që nuk luftojnë, me shpërblim të madh, me grada të larta nga Ai, me falje gjynahesh dhe Mëshirë. Allahu është Falës i Madh e Mëshirëplotë. -Pra, më pas, Allahu i Lartësuar bën një përshkrim më të hollësishëm të këtij dallimi, duke u premtuar muxhahidëve falje gjynahesh e mbulim të metash, ashtu siç di të falë Allahu, Zoti i gjithësisë. Ai premton mëshirë, e cila është burimi i çdo të mire dhe shpëtim nga çdo e keqe. Gradat e atyre që luftojnë në rrugën e Allahut janë të shumta, të larta dhe të mrekullueshme, sikurse ka rrëfyer Profeti (a.s.) në një hadith të saktë: “Me të vërtetë, në Xhenet janë njëqind grada. Niveli ndërmjet tyre është sa largësia mes qiellit e tokës. Zoti i ka përgatitur për ata që luftojnë në rrugën e Tij.” Ky premtim i Allahut të Lartësuar për luftëtarët në rrugën e Tij është i ngjashëm me atë në ajetet e mëposhtme: “O ju që keni besuar! A t’ju tregoj për një pakt (madhështor), që ju shpëton prej dënimit të dhembshëm? Besoni Allahun dhe të Dërguarin e Tij dhe luftoni në rrugën e Allahut me pasurinë dhe veten tuaj! Kjo është shumë herë më e dobishme për ju, sikur ta dinit. Ai jua fal gjynahet tuaja, ju fut në kopshte, nëpër të cilët rrjedhin lumenj, dhe në pallate të bukura, në xhenetet e amshuar. Ky është fitimi i madh! Edhe të tjera që ju i dëshironi, si, ndihmë prej Allahut dhe fitore të afërt. Atëherë, përgëzoji besimtarët! O ju që keni besuar! Bëhuni ndihmëtarë të (rrugës së) Allahut, sikurse Isai, biri i Merjemes, u tha dishepujve: “Kush do të jetë ndihmëtari im në rrugën e Allahut?” Dishepujt i thanë: “Ne do të jemi ndihmëtarët e Rrugës së Allahut!” Disa prej bijve të Israilit besuan e disa të tjerë kundërshtuan. Ata që besuan, Ne i përkrahëm kundër armiqve të tyre dhe ata fituan.” [Saff, 10-14]. Vini re krahasimin e shkallëzuar që bëhet në ajet mes atyre që luftojnë në rrugën e Zotit dhe të tjerëve që nuk luftojnë. Fillimisht thuhet thjesht që ata nuk janë të barabartë në vlerat e tyre dhe në shpërblimin që do marrin. Më pas deklarohet se ata që luftojnë janë më të mirë, ndërsa në fund përmendet konkretisht se ku qëndron ky dallim: në faljen e gjynaheve, në mëshirën e madhe ndaj tyre dhe në gradat e larta në shpërblim. Ky është, sigurisht, një stil i mrekullueshëm dhe tepër efikas për shpirtin e njeriut. Gjithashtu, kur Allahu i Lartësuar thotë se mes dy kategorive ka dallim në nivele, Ai bën një sqarim plotësues: “Allahu u ka premtuar të gjithëve mirësi,”, në mënyrë që dëgjuesi të mos mendojë se këtu synohet qortimi i kategorisë më pak të lavdëruar. Pra, vërtet lavdërohet njëra kategori, por kjo nuk duhet të kuptohet si ulje për tjetrën. Thjesht e mira ka disa nivele, prandaj dhe të mirët nuk do të jenë në njëjtin nivel.