An-Nisaa
Kani waa tafsiir ku qoran luqad aan Carabi ahayn sida uu ugu jiro Quranic Universal Library (QUL, ee Tarteel), oo laga qaaday nuqulka furan ee xogta QUL ee spa5k/tafsir_api haysto. Diiwaanka QUL ma sheegayo cidda qortay ama tarjumay ama daabacaadda la daabacay ee uu raacayo, mana caddaynayo shatiga qoraalka, sidaas darteed xaqa muujintiisa lama xaqiijin. Qofna ma barbardhigin buug la daabacay, aqoonyahanna ma dib u eegin. Qayb kasta waxay ag taagan tahay aayadaha ay ka hadlayso, kuwaas oo ah qoraalka Quraanka ee Tanzil, sida uu ugu yaal halkaas. Sabīl wax ka mid ah ma qorin, mana tarjumin.
Qoraalka waxaa laga helayQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITla qaaday 2026-10-21
وَمَن يَعْمَلْ سُوٓءًا أَوْ يَظْلِمْ نَفْسَهُۥ ثُمَّ يَسْتَغْفِرِ ٱللَّهَ يَجِدِ ٱللَّهَ غَفُورًا رَّحِيمًا 110
Kush bën ndonjë të keqe ose e ngarkon veten me padrejtësi, pastaj kërkon falje tek Allahu, do ta gjejë Allahun Falës e Mëshirëplotë. -Çdokush që merr guximin e bën gjynahe, por më pas i kërkon falje Allahut të Madhëruar, ai ka për ta gjetur Allahun Falës dhe Mëshirues. Kërkimi i plotë i faljes nënkupton që ai të pranojë gabimin, të ndiejë keqardhje për veprimin e tij, të largohet nga ai dhe të jetë i vendosur që të mos kthehet më në të. Atyre që plotësojnë këto kushte, Allahu u ka premtuar falje dhe mëshirë, dhe Ai nuk e thyen kurrë premtimin. Ai ua fal gjynahet, ua mbulon dhe plotëson të metat që lënë gjynahet dhe ua rikthen të plotë shpërblimin. Përveç kësaj, Ai u jep forcë dhe sukses që, në pjesën e mbetur të jetës së tyre, ata të vazhdojnë të adhurojnë, duke mos lejuar që gjynahet të bëhen pengesë për në rrugën e drejtë. Kur Allahu i Madhëruar e fal dikë, Ai ia mbulon të metat dhe ia fshin pasojat që gjynahet lënë në jetën e njeriut. Allahu i Lartësuar në ajet thotë: “Kush bën ndonjë të keqe...”. Fjala “sûen” - “e keqe”, nëse përdoret si e papërcaktuar në fjali, i përfshin të gjitha llojet e gjynaheve, të mëdha dhe të vogla. Kjo fjalë e ka prejardhjen nga “sâe jesû’u”, që do të thotë “trishtuese, dëshpëruese”. Pra, gjynahet janë quajtur kështu, sepse ato sjellin ndëshkim dhe dëshpërim për vepruesit e tyre, dhe sepse ato në vetvete nuk janë të mira. Edhe në fjalinë: “...e ngarkon veten me padrejtësi”, fjala “padrejtësi” është e papërcaktuar, prandaj ajo i përfshin të gjitha llojet e padrejtësive, duke filluar nga padrejtësia më e madhe, që është idhujtaria, dhe duke vazhduar me të tjerat poshtë saj. Por kur këto dy fjalë përdoren të shoqëruara me njëra-tjetrën, domethënë “e keqe dhe padrejtësi”, secila prej tyre ka një kuptim më specifik, të përshtatshëm me kontekstin. Kështu, në rastin tonë, fjala “e keqe” ka për qëllim padrejtësitë ndaj njerëzve, që cenojnë jetën, pasurinë dhe nderin e tyre. Ndërsa “padrejtësia ndaj vetes” nënkupton padrejtësinë ndaj Zotit, domethënë gjynahet që cenojnë të drejtat e Zotit. Allahu i Lartësuar ka thënë: “...e ngarkon veten me padrejtësi”, sepse vetja jote nuk është prona jote, me të cilën mund të veprosh si të duash. Ajo është pronë e Allahut të Madhërishëm, të cilën ta ka lënë amanet për ta mbajtur në rrugën e drejtë dhe që ta nënshtrosh të ruajë drejtësinë. Ai të ka urdhëruar që ta ushqesh veten tënde me dituri të vlefshme dhe që ta nënshtrosh atë për të vepruar sipas kësaj dijeje, me sinqeritet vetëm për Të, Zotin e vetëm, Allahun e Madhërishëm. Njeriu duhet të mësojë porositë që i janë dhënë dhe duhet të punojë sipas tyre. Çdo rrugë tjetër e ndryshme është dhunë ndaj vetvetes, tradhti ndaj saj dhe largim nga drejtësia.