Az-Zumar
Kani waa tafsiir ku qoran luqad aan Carabi ahayn sida uu ugu jiro Quranic Universal Library (QUL, ee Tarteel), oo laga qaaday nuqulka furan ee xogta QUL ee spa5k/tafsir_api haysto. Diiwaanka QUL ma sheegayo cidda qortay ama tarjumay ama daabacaadda la daabacay ee uu raacayo, mana caddaynayo shatiga qoraalka, sidaas darteed xaqa muujintiisa lama xaqiijin. Qofna ma barbardhigin buug la daabacay, aqoonyahanna ma dib u eegin. Qayb kasta waxay ag taagan tahay aayadaha ay ka hadlayso, kuwaas oo ah qoraalka Quraanka ee Tanzil, sida uu ugu yaal halkaas. Sabīl wax ka mid ah ma qorin, mana tarjumin.
Qoraalka waxaa laga helayQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITla qaaday 2026-10-21
إِن تَكْفُرُوا۟ فَإِنَّ ٱللَّهَ غَنِىٌّ عَنكُمْ ۖ وَلَا يَرْضَىٰ لِعِبَادِهِ ٱلْكُفْرَ ۖ وَإِن تَشْكُرُوا۟ يَرْضَهُ لَكُمْ ۗ وَلَا تَزِرُ وَازِرَةٌ وِزْرَ أُخْرَىٰ ۗ ثُمَّ إِلَىٰ رَبِّكُم مَّرْجِعُكُمْ فَيُنَبِّئُكُم بِمَا كُنتُمْ تَعْمَلُونَ ۚ إِنَّهُۥ عَلِيمٌۢ بِذَاتِ ٱلصُّدُورِ 7
Nëse ju mohoni(besimin e vërtetë), Allahu nuk ka asnjë nevojë për ju. -Atë nuk e dëmton aspak mohimi juaj, ashtu siç nuk i sjell ndonjë dobi bindja dhe adhurimet tuaja. Urdhëresat dhe ndalesat që ka ligjëruar për ju janë thjesht mirësi dhe bujari e Tij, që jua ka dhuruar për të mirën dhe dobinë tuaj.Atij nuk i pëlqen që robërit e Tij të mohojnë(besimin). -Sepse mirësia e Tij mbi ju është e madhe dhe e plotë. Ai nuk kënaqet që ju ta mohoni, sepse e di mirë se çfarë fatkeqësie e madhe është diçka e tillë. Nëse ju zgjidhni mohimin, kjo do të sjellë dëshpërimin dhe vuajtjen tuaj të përhershme, pas së cilës nuk keni për të gjetur lumturi e kënaqësi. Ai nuk kënaqet që ju të mohoni, sepse ju krijoi që ju ta adhuroni Atë. Ky është qëllimi pse i krijoi krijesat dhe Ai nuk kënaqet që ata ta braktisin qëllimin për hir të të cilit i krijoi.Nëse jeni mirënjohës ndaj Tij, kjo është ajo që Ai e pëlqen për ju. -Kjo është ajo që Ai e dëshiron prej jush. Ai e dëshiron që t'i shprehni mirënjohjen duke e njësuar me teuhiddhe duke iu përkushtuar me sinqeritet, për të zbatuar Ligjin e Tij dhe për ta adhuruar Atë sipas fesë që dëshiron për ne. Ai dëshiron këtë për ju, sepse Ai ju mëshiron dhe ju do. Nga mëshira, dashuria dhe bamirësia e Tij, Ai dëshiron që ju ta falënderoni dhe të tregoheni mirënjohës ndaj Tij. Kjo është ajo për të cilën edhe ju krijoi. Mos harroni edhe një fakt të rëndësishëm: Çdokush do të merret në llogari veçse për punët e veta, të mira apo të këqija:Dhe askush nuk do të bartë barrën e tjetrit. -Ajo që ju sjell dobi është besimi juaj dhe punët e mira.Në fund, vetëm te Zoti juaj do të ktheheni të gjithë dhe Ai do t’jua tregojë të vërtetën e gjithçkaje që keni bërë(në këtë jetë). -Kjo do të ndodhë në Ditën e Gjykimit dhe ky është një lajm i vërtetë, i sigurt, i sjellë nga Zoti, me diturinë e Tij që ka përfshirë gjithçka, dituri të cilën e shkroi lapsi i Tij. Ato punë janë ruajtur në Librin e Tij, ku i kanë shënuar melekët e Tij të nderuar, por do të dëshmohen edhe nga gjymtyrët tuaja. Kështu, secili nga ju do të marrë atë që e meriton.Ai e di mirë gjithçka që fshihet në zemrat e robërve . -Ai di gjithçka që fshihet brenda gjokseve, e mirë ose e ligë, dhe do t'ju shpërblejë të gjithëve me drejtësinë e Tij të plotë, pa i bërë padrejtësi askujt.