U bood nuxurka
Tafsir As-Saadi · Saad
Suuradda 38

Saad

Kani waa tafsiir ku qoran luqad aan Carabi ahayn sida uu ugu jiro Quranic Universal Library (QUL, ee Tarteel), oo laga qaaday nuqulka furan ee xogta QUL ee spa5k/tafsir_api haysto. Diiwaanka QUL ma sheegayo cidda qortay ama tarjumay ama daabacaadda la daabacay ee uu raacayo, mana caddaynayo shatiga qoraalka, sidaas darteed xaqa muujintiisa lama xaqiijin. Qofna ma barbardhigin buug la daabacay, aqoonyahanna ma dib u eegin. Qayb kasta waxay ag taagan tahay aayadaha ay ka hadlayso, kuwaas oo ah qoraalka Quraanka ee Tanzil, sida uu ugu yaal halkaas. Sabīl wax ka mid ah ma qorin, mana tarjumin.

Qoraalka waxaa laga helayQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITla qaaday 2026-10-21

Aayadaha 62–63

وَقَالُوا۟ مَا لَنَا لَا نَرَىٰ رِجَالًا كُنَّا نَعُدُّهُم مِّنَ ٱلْأَشْرَارِ 62 أَتَّخَذْنَـٰهُمْ سِخْرِيًّا أَمْ زَاغَتْ عَنْهُمُ ٱلْأَبْصَـٰرُ 63

Dhe do të thonë: “Ç’ka ndodhur me ne që nuk po i shohim disa burra, që ne i numëronim prej të këqijve? A talleshim ne me ta, apo mos vallë na kanë humbur sysh?” -Ne mendonim se ata ishin prej atyre që meritojnë zjarrin? Allahu i shëmtoftë ata, që do të dëshironin që edhe besimtarët të jenë atje në zjarr me ata: “Ç’është me ne që nuk po i shohim disa burra, që ne i konsideronim prej të këqijve? A talleshim ne me ta?" Duke qenë se ata nuk janë në zjarr, atëherë janë dy mundësi: E para: ata i patën konsideruar gabimisht si të këqij dhe talleshin me ata në jetën e kësaj bote. Në fakt, tallja ishte një vepër që vazhdimisht e bënin dhe nuk hiqnin dorë prej saj. Duke na treguar për banorët e Zjarrit dhe talljen e tyre me besimtarët, Allahu i Madhëruar thotë: "Disa prej robërve të Mi thanë: “O Zoti ynë, ne besojmë. Prandaj na fal dhe na mëshiro, sepse Ti je më i miri i mëshiruesve!” Por ju i tallët ata, saqë ajo tallje ju bëri të harronit Mesazhin Tim. Ju qeshnit me ta. Unë do t'i shpërblej ata sot, sepse u treguan durimtarë. Ata janë, vërtet fitimtarët.” [Mu'minun 109 - 111]. Ndërsa mundësia e dytë është se ata janë në Xhehenem, por ata nuk po i shohim. Ka mundësi që kështu mendojnë ata në zemrat e tyre, si rezultat i besimit të tyre të gabuar në këtë botë. Në dynja ata i gjykojnë besimtarët si të këqij dhe të devijuar, që do të dënohen në zjarr. Ky gjykim u është ngulitur në shpirt dhe nuk u ndahet. Për këtë arsye, edhe kur hyjnë në Xhehenem, ata vazhdojnë të jenë me ato mendime në zemër dhe thonë të tilla fjalë. Gjithashtu, ka mundësi që këto fjalë të jenë thjesht trillime të tyre për besimtarët, ashtu siç bëjnë në këtë jetë. Allahu i Lartësuar thotë: "A nuk janë këta njerëzit për të cilët ju betoheshit se mëshira e Allahut nuk kishte për t’i përfshirë kurrë?”. Kështu besojnë këta të mjerë për besimtarët, por atë ditë besimtarëve do t'u thuhet: "Hyni në Xhenet, se për ju nuk do të ketë as frikë e as brenga!” [El ea'raf 49]. Në vijim, Allahu i Madhëruar na tregon se gjithë kjo që Ai na tregoi rreth banorëve të Zjarrit është e vërtetë e padiskutueshme, dhe Ai është më i vërteti në çdo fjalë që thotë: