Aal-i-Imraan
Kani waa tafsiir ku qoran luqad aan Carabi ahayn sida uu ugu jiro Quranic Universal Library (QUL, ee Tarteel), oo laga qaaday nuqulka furan ee xogta QUL ee spa5k/tafsir_api haysto. Diiwaanka QUL ma sheegayo cidda qortay ama tarjumay ama daabacaadda la daabacay ee uu raacayo, mana caddaynayo shatiga qoraalka, sidaas darteed xaqa muujintiisa lama xaqiijin. Qofna ma barbardhigin buug la daabacay, aqoonyahanna ma dib u eegin. Qayb kasta waxay ag taagan tahay aayadaha ay ka hadlayso, kuwaas oo ah qoraalka Quraanka ee Tanzil, sida uu ugu yaal halkaas. Sabīl wax ka mid ah ma qorin, mana tarjumin.
Qoraalka waxaa laga helayQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITla qaaday 2026-10-21
سَنُلْقِى فِى قُلُوبِ ٱلَّذِينَ كَفَرُوا۟ ٱلرُّعْبَ بِمَآ أَشْرَكُوا۟ بِٱللَّهِ مَا لَمْ يُنَزِّلْ بِهِۦ سُلْطَـٰنًا ۖ وَمَأْوَىٰهُمُ ٱلنَّارُ ۚ وَبِئْسَ مَثْوَى ٱلظَّـٰلِمِينَ 151
Ne do të mbjellim frikën në zemrat e jobesimtarëve... –Pra, Allahu i Lartësuar përkujdeset për besimtarët e Tij të sinqertë që t'u dhurojë fitoren në luftë, duke futur tmerrin në zemrat e armiqve të tyre. Kjo frikë e madhe i pengon shpesh qafirët të ndërmarrin shumë veprime, që ata synojnë ndaj muslimanëve. Dhe, vërtet, Allahu i Lartësuar e ka dëshmuar këtë të vërtetë gjatë gjithë kohërave. Për shembull, pasi u larguan nga fushëbeteja e Uhudit, idhujtarët u këshilluan me njëri-tjetrin e thanë: “Si po tërhiqemi pas gjithë atyre të vrarëve që u shkaktuam?! Ne nuk duhet të largohemi pa i shfarosur ata plotësisht. Ne duhet të kthehemi sërish!” Kështu, ata e synuan fillimisht një veprim të tillë, por Allahu i Lartësuar futi frikën në zemrat e tyre, prandaj ata nuk guxuan më të vepronin, por u larguan të poshtëruar. Kjo konsiderohet, pa dyshim, një nga ndihmat më të mëdha dhe më të rëndësishme nga Allahu i Lartësuar. Sikurse e kemi thënë edhe më parë, ndihma dhe fitorja që Allahu i Lartësuar u ofron besimtarëve është njëra nga këto dy alternativa: “Kjo, që ta shkatërrojë një grup të jobesimtarëve, ose për t’i poshtëruar ata dhe të kthehen pas të zhgëjyer.” [Al imran 127]. Në këtë rast, atyre u është dhuruar e dyta. Pastaj Allahu i Lartësuar na tregon shkakun pse kjo frikë i pushton zemrat e mohuesve të Tij:...sepse ata adhurojnë zota të tjerë, veç Allahut, pa pasur asnjë fakt. -Zemrat e tyre mbushen me frikë, për shkak se ato mbështeten dhe kërkojnë ndihmë nga idhujt e tyre. Ata mbështeten dhe kërkojnë ndihmë e sukses nga gjëra që edhe vetë nuk janë të sigurt për vërtetësinë e tyre, dhe nuk e shpresojnë ndihmën e Mëshiruesit, të Plotpushtetshmit dhe Atij që është i Vetëm në sundimin e Tij. Duke qenë se mbështeten në gjëra të paqena, ata tmerrohen shumë nga besimtarët, sepse forca e tyre buron nga lidhja e ngushtë që ata kanë me Zotin e tyre të vetëm në pushtetin dhe sundimin e Tij. Idhujtarët nuk i mbështet askush, ndërsa besimtarët kanë mbështetjen e Zotit dhe Sunduesit të gjithçkaje. Idhujtarët nuk gjejnë mbështetje dhe shpresë në momentet e vështira të jetës së tyre, por gjithmonë janë të mbushur me ankth dhe dëshpërim. Kjo është një nga format e ndëshkimit të tyre që në dynja, ndërsa në ahiret, thotë i Lartësuari:Vendbanimi i tyre do të jetë Zjarri. –Pra, vendi ku do të gjejnë “strehim” dhe nga ku nuk do të dalin më është Zjarri.Sa i shëmtuar është vendi i keqbërësve! -Për shkak të padrejtësisë së tyre në të gjitha fushat, Zjarri është qëndrimi dhe “shpërblimi” i tyre i meritueshëm. Për shkak të armiqësisë së tyre ndaj Allahut, Profetit dhe besimtarëve, ata do të jenë në vendin më të keq dhe trishtues.