Al-Ankaboot
Kani waa tafsiir ku qoran luqad aan Carabi ahayn sida uu ugu jiro Quranic Universal Library (QUL, ee Tarteel), oo laga qaaday nuqulka furan ee xogta QUL ee spa5k/tafsir_api haysto. Diiwaanka QUL ma sheegayo cidda qortay ama tarjumay ama daabacaadda la daabacay ee uu raacayo, mana caddaynayo shatiga qoraalka, sidaas darteed xaqa muujintiisa lama xaqiijin. Qofna ma barbardhigin buug la daabacay, aqoonyahanna ma dib u eegin. Qayb kasta waxay ag taagan tahay aayadaha ay ka hadlayso, kuwaas oo ah qoraalka Quraanka ee Tanzil, sida uu ugu yaal halkaas. Sabīl wax ka mid ah ma qorin, mana tarjumin.
Qoraalka waxaa laga helayQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITla qaaday 2026-10-21
وَمِنَ ٱلنَّاسِ مَن يَقُولُ ءَامَنَّا بِٱللَّهِ فَإِذَآ أُوذِىَ فِى ٱللَّهِ جَعَلَ فِتْنَةَ ٱلنَّاسِ كَعَذَابِ ٱللَّهِ وَلَئِن جَآءَ نَصْرٌ مِّن رَّبِّكَ لَيَقُولُنَّ إِنَّا كُنَّا مَعَكُمْ ۚ أَوَلَيْسَ ٱللَّهُ بِأَعْلَمَ بِمَا فِى صُدُورِ ٱلْعَـٰلَمِينَ 10
Ka disa njerëz, që thonë: “Ne besojmë në Allahun”. -Në ajetet e mësipërme, Allahu i Lartësuar na qartëson se Ai ka për ta sprovuar këdo që pretendon se ka iman, për të dalluar të sinqertin nga gënjeshtari. Në vijim, Allahu i Madhëruar na tregon se ka njerëz që nuk tregojnë durim përballë sprovave dhe janë të paqëndrueshëm ndaj tronditjeve. Ai thotë:Por, kur vuajnë për çështjen e Allahut... -Domethënë, nëse për shkak të besimit vuajnë rrahje, marrje pasurie, shpifje e intriga për t’i kthyer nga feja dhe për të përqafuar të kotën......e quajnë shtypjen e njeriut sikur të ishte dënim nga Allahu. - Për shkak të këtyre, pra, e braktisin imanin dhe bazat e tij.Ndërsa kur u vjen ndihma prej Zotit tënd, ata thonë: “Ne kemi qenë gjithmonë me ju”. - Sepse kjo u shkon sipas dëshirave. Këta lloj njerëzish janë ata për të cilët Allahu i Madhëruar ka thënë: "Ka njerëz nga ata që e adhurojnë Allahun luhatshëm. Nëse u vjen ndonjë e mirë, ata qetësohen me të. Por nëse u vjen ndonjë sprovë, ata kthehen në fytyrën e vet të vërtetë dhe kështu humbasin edhe dynjanë, edhe ahiretin. Kjo është humbja e qartë. ” [Haxh 11]. Ndërsa këtu thotë:Vallë, a nuk e di Allahu më së miri se ç’ka në zemrat e çdokujt? -Ai ju njoftoi për këtë grup me këto cilësi, që ta dini mirë se sa e plotë dhe absolute është dija e Zotit dhe sa e gjerë është urtësia e Tij.