U bood nuxurka
Tafsir As-Saadi · Al-Furqaan
Suuradda 25

Al-Furqaan

Kani waa tafsiir ku qoran luqad aan Carabi ahayn sida uu ugu jiro Quranic Universal Library (QUL, ee Tarteel), oo laga qaaday nuqulka furan ee xogta QUL ee spa5k/tafsir_api haysto. Diiwaanka QUL ma sheegayo cidda qortay ama tarjumay ama daabacaadda la daabacay ee uu raacayo, mana caddaynayo shatiga qoraalka, sidaas darteed xaqa muujintiisa lama xaqiijin. Qofna ma barbardhigin buug la daabacay, aqoonyahanna ma dib u eegin. Qayb kasta waxay ag taagan tahay aayadaha ay ka hadlayso, kuwaas oo ah qoraalka Quraanka ee Tanzil, sida uu ugu yaal halkaas. Sabīl wax ka mid ah ma qorin, mana tarjumin.

Qoraalka waxaa laga helayQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITla qaaday 2026-10-21

Aayadda 21

وَقَالَ ٱلَّذِينَ لَا يَرْجُونَ لِقَآءَنَا لَوْلَآ أُنزِلَ عَلَيْنَا ٱلْمَلَـٰٓئِكَةُ أَوْ نَرَىٰ رَبَّنَا ۗ لَقَدِ ٱسْتَكْبَرُوا۟ فِىٓ أَنفُسِهِمْ وَعَتَوْ عُتُوًّا كَبِيرًا 21

Ata që nuk shpresojnë takimin me Ne, thanë: “Përse të mos na dërgohen melekë(si profetë në vend të njerëzve), ose përse të mos e shohim Zotin tonë?” -Ata që mohojnë Profetin dhe premtimet e Allahut, ata nuk kanë në zemrat e tyre frikë nga kërcënimet e Zotit dhe as shpresë për shpërblimet e Tij dhe për takimin me Të. Këta thonë: “Përse të mos na dërgohen melekë (si profetë në vend të njerëzve), ose përse të mos e shohim Zotin tonë?” Pra, i thoshin Profetit (a.s.): “Përse nuk zbresin melekë, që të dëshmojnë për Shpalljen që sjell nga Zoti dhe të jenë krah për ty, ose të vijnë vetë melekët si profetë?! Ose të vijë vetë Zoti, që ne ta shohim dhe Ai të na thotë drejtpërdrejt: ‘Ky është Profeti Im, prandaj pasojeni e binduni atij!" Kjo është një shprehje e arrogancës, mendjemadhësisë dhe refuzimit pa të drejtë të Profetit (a.s). Prandaj Allahu i Lartësuar thotë:Vërtet, ata e tejçmuan shumë lart veten e tyre dhe e tejkaluan me arrogancën e tyre të madhe. -Si guxuan të bëjnë të tilla propozime?! E kush jeni ju, o të varfër e të mjerë, që të kërkoni të shihni Allahun, madje ta kërkoni këtë edhe si kusht për pranimin ose jo të profetësisë dhe Shpalljes që solli Muhamedi (a.s)?! E çfarë mendjemadhësie mund të jetë më e madhe se kjo e tyre? Allahu thotë për ta: "...ata e tejçmuan shumë lart veten e tyre dhe e tejkaluan me arrogancën e tyre të madhe." Zemrat e tyre u ngurtësuan dhe u vrazhdësuan, prandaj nuk e pranuan të vërtetën. Zemrat e tyre ishin më të forta se guri dhe hekuri. Ato kurrë nuk u zbutën për të pranuar të vërtetën. Ata as nuk ua vënë veshin këshilluesve, prandaj dhe këshilla e qortimi nuk gjeti rrugë në zemrat e tyre. Ata ishin mopërfillës e mëndjemëdhenj, që nuk e pasonin të vërtetën edhe pse u vinte e qartë nga Zoti. Ata refuzuan të pasonin njeriun më të mirë dhe dashamirës ndaj krijesave dhe refuzuan të besonin ajetet e qarta të Zotit. Ata mohuan Profetin dhe kundërshtuan Shpalljen e sjellë nga ai. A nuk ishte ky tregues i ngurtësisë dhe vrazhdësisë së zemrave të tyre? Për shkak të këtij mohimi e ngurtësie të zemrave të tyre, veprat e tyre u asgjësuan dhe u zhvlerësuan. Kështu, ata dështuan dhe u zhytën në dëshpërimin më të thellë. Ata u privuan nga çdo e mirë.