U bood nuxurka
Tafsir As-Saadi · Al-Hajj
Suuradda 22

Al-Hajj

Kani waa tafsiir ku qoran luqad aan Carabi ahayn sida uu ugu jiro Quranic Universal Library (QUL, ee Tarteel), oo laga qaaday nuqulka furan ee xogta QUL ee spa5k/tafsir_api haysto. Diiwaanka QUL ma sheegayo cidda qortay ama tarjumay ama daabacaadda la daabacay ee uu raacayo, mana caddaynayo shatiga qoraalka, sidaas darteed xaqa muujintiisa lama xaqiijin. Qofna ma barbardhigin buug la daabacay, aqoonyahanna ma dib u eegin. Qayb kasta waxay ag taagan tahay aayadaha ay ka hadlayso, kuwaas oo ah qoraalka Quraanka ee Tanzil, sida uu ugu yaal halkaas. Sabīl wax ka mid ah ma qorin, mana tarjumin.

Qoraalka waxaa laga helayQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITla qaaday 2026-10-21

Aayadda 25

إِنَّ ٱلَّذِينَ كَفَرُوا۟ وَيَصُدُّونَ عَن سَبِيلِ ٱللَّهِ وَٱلْمَسْجِدِ ٱلْحَرَامِ ٱلَّذِى جَعَلْنَـٰهُ لِلنَّاسِ سَوَآءً ٱلْعَـٰكِفُ فِيهِ وَٱلْبَادِ ۚ وَمَن يُرِدْ فِيهِ بِإِلْحَادٍۭ بِظُلْمٍ نُّذِقْهُ مِنْ عَذَابٍ أَلِيمٍ 25

E sa për ata që kanë mohuar(Allahun)dhe që pengojnë(njerëzit)prej rrugës së Allahut dhe prej xhamisë së shenjtë(Qabes), të cilën Ne e bëmë(vend adhurimi)për të gjithë njerëzit pa dallim, - qofshin vendës ose të ardhur dhe ata, qëllimi i të cilëve është të bëjnë ndonjë keqe e padrejtësi - , ata Ne kemi për t’i bërë të shijojnë një dënim të dhembshëm. -Allahu i Madhëruar na tregon për gjendjen e tmerrshme dhe të shëmtuar në të cilën ndodhen idhujtarët dhe ata që refuzojnë ta besojnë Atë. Ata kanë dy të këqija: mohimin e Zotit, të profetëve dhe të shpalljeve të tyre dhe pengimin e njerëzve nga rruga e Zotit dhe imani i pastër. Idhujtarët i pengonin njerëzit nga Xhamia e Shenjtë, e cila nuk ishte pronë e tyre dhe as e etërve të tyre. Të gjithë njerëzit kanë të drejtë të barabartë në atë xhami, si ata që jetojnë pranë saj, si ata që vijnë prej së largu. Madje, ata penguan nga ajo xhami më të mirin e krijesave, Muhamedin (a.s) dhe shokët e tij. Krimi i tyre ishte edhe më i shëmtuar, nëse përmendim faktin se ajo xhami nuk është si çdo xhami tjetër. Qabeja është një xhami e shenjtë, ku ndalohet që të bëhen padrejtësi, prandaj ajo duhet respektuar. Allahu na tregon se çdokush që synon të keqen dhe përhapjen e mosbesimit në të, Ai ka për t’i dhënë një dënim të dhembshëm. Pra, thjesht me synimin e kësaj të keqeje në Xhaminë e Shenjtë, edhe pa e vënë në jetë atë, e meriton ndëshkimin. Në kushte të tjera, nëse dikush thjesht ka qëllimin të bëjë një të keqe, por nuk e vepron atë, nuk ndëshkohet. Nëse kjo është vlera e kësaj xhamie, si do të jetë dënimi i atij njeriu që bën në të më të madhin krim e padrejtësi: mosbesimin dhe idhujtarinë?! Po ai që, përveçse nuk beson vetë, pengon edhe të tjerët, që duan ta vizitojnë atë? Si mendon se do të veprojë Zoti me ta? Në këtë ajet tregohet se është detyrë të nderohet dhe respektohet vendi i shenjtë, ashtu siç ka urdhëruar Zoti. Ne duhet të ruhemi më shumë nga gjynahet në të tilla vende.