Taa-Haa
Kani waa tafsiir ku qoran luqad aan Carabi ahayn sida uu ugu jiro Quranic Universal Library (QUL, ee Tarteel), oo laga qaaday nuqulka furan ee xogta QUL ee spa5k/tafsir_api haysto. Diiwaanka QUL ma sheegayo cidda qortay ama tarjumay ama daabacaadda la daabacay ee uu raacayo, mana caddaynayo shatiga qoraalka, sidaas darteed xaqa muujintiisa lama xaqiijin. Qofna ma barbardhigin buug la daabacay, aqoonyahanna ma dib u eegin. Qayb kasta waxay ag taagan tahay aayadaha ay ka hadlayso, kuwaas oo ah qoraalka Quraanka ee Tanzil, sida uu ugu yaal halkaas. Sabīl wax ka mid ah ma qorin, mana tarjumin.
Qoraalka waxaa laga helayQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITla qaaday 2026-10-21
قَالَ عِلْمُهَا عِندَ رَبِّى فِى كِتَـٰبٍ ۖ لَّا يَضِلُّ رَبِّى وَلَا يَنسَى 52
Musai Tha: “Dija për ata është te Zoti im, e shënuar, ashtu siç duhet, në një libër. Zoti im nuk gabon asnjëherë e as nuk harron asnjëherë”. - Allahu i ka ruajtur të gjitha veprat e tyre, të mira ose të këqija, dhe i ka shënuar në një libër madhështor, - Leuhi Mahfudh. Allahu i di me hollësi veprat e gjithësecilit. Asgjë nuk i shpëton diturisë së Zotit dhe Ai nuk harron kurrë. Ata popuj për të cilët po pyet bënë çfarë bënë dhe morën atë që merituan. Ata do të shpërblehen për veprat e tyre, prandaj pyetja jote për ta është e pakuptimtë dhe e pavend. Nëse shenjat e mrekullitë që të treguam janë të vërteta prej Zotit, dhe të tilla janë, atëherë bindju të vërtetës dhe ftesës që po të jepet dhe largohu nga mohimi e padrejtësia! Lëre këtë polemikë të kotë! Gjithashtu, nëse pretendon se ato argumente nuk mjaftojnë, atëherë biseda është e hapur dhe ti mund të sjellësh argumente, që të hedhësh poshtë argumentet e mia! Me shmangie nga biseda, nuk ke për të shpëtuar! Allahu na njofton se Faraoni ishte i sigurt për vërtetësinë e Musait si profet, por sërish e mohoi. Allahu thotë: “Ata i mohuan ato (argumentet) në mënyrë të padrejtë e me mendjemadhësi, edhe pse ishin të bindur dhe të sigurt në to (se ishin nga Zoti). Shikoje se cili ishte fundi i shkatërrimtarëve!” [Neml 14]. Prandaj dhe Musai i tha: “Ti e di me siguri të plotë se ato (mrekullitë) nuk i zbriti askush tjetër përveç Zotit të qiejve e të Tokës. Ai i zbriti ato të dukshme, e unë besoj, o Faraon, se ti je i shkatërruar.”. [Isra 102]. Nga kjo kuptohej qartë se ai po tregohej kokëfortë dhe i padrejtë në polemikën e tij. Qëllimi i tij ishte thjesht madhështia dhe tirania në Tokë.