Taa-Haa
Kani waa tafsiir ku qoran luqad aan Carabi ahayn sida uu ugu jiro Quranic Universal Library (QUL, ee Tarteel), oo laga qaaday nuqulka furan ee xogta QUL ee spa5k/tafsir_api haysto. Diiwaanka QUL ma sheegayo cidda qortay ama tarjumay ama daabacaadda la daabacay ee uu raacayo, mana caddaynayo shatiga qoraalka, sidaas darteed xaqa muujintiisa lama xaqiijin. Qofna ma barbardhigin buug la daabacay, aqoonyahanna ma dib u eegin. Qayb kasta waxay ag taagan tahay aayadaha ay ka hadlayso, kuwaas oo ah qoraalka Quraanka ee Tanzil, sida uu ugu yaal halkaas. Sabīl wax ka mid ah ma qorin, mana tarjumin.
Qoraalka waxaa laga helayQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITla qaaday 2026-10-21
ٱذْهَبْ أَنتَ وَأَخُوكَ بِـَٔايَـٰتِى وَلَا تَنِيَا فِى ذِكْرِى 42
Pasi i kujtoi Musait (a.s) mirësitë e shumta që i kishte dhuruar në aspektin fetar dhe jofetar, Allahu i Madhëruar i thotë:Prandaj, ti dhe vëllai yt, shkoni me argumentet e Mia,... -Shkoni te Faraoni, ti dhe yt vëlla Haruni, me shenjat e Mia, që tregojnë besnikërinë tuaj si profetë dhe vërtetësinë e Shpalljes. Ato tregojnë të vërtetën dhe bukurinë e saj. Gjithashtu, ato tregojnë të kotën dhe shëmtinë e saj, duke qortuar njerëzit dhe porositur për t'iu larguar. Allahu e pajisi Musain me shenja të mëdha, siç qe dora që vezullonte me bardhësinë e saj, shkopi që shndërrohej në gjarpër të madh që zvarritej frikshëm etj. Allahu i dhuroi nëntë shenja të qarta për Faraonin dhe palën e tij. Pastaj i dha një porosi të mrekullueshme:...e mos harroni të më kujtoni Mua! - Asnjë çast mos reshtni e mos ndaloni nga kujtimi e përmendja Ime. Kurrë mos u dembelosni e ta lini përmendjen Time, por vazhdoni të më lavdëroni e përmendni, ashtu siç keni premtuar!” Musai tha: “O Zoti im! Zgjeroma gjoksin, lehtësoma këtë punë dhe zgjidhma nyjën e gjuhës (pengesën që kam kur flas), që ta kuptojnë fjalën time! Më jep një ndihmëtar nga familja ime, Harunin, timvëlla! Ma shto fuqinë me të Dhe bëma shok në punën time, Që të të lavdërojmë Ty shumë e më shumë Dhe të të kujtojmë Ty shumë e më shumë!" Përmendja e Zotit është ndihmë dhe lehtësim i madh për të gjitha veprat. Ajo lehtëson kryerjen e veprave dhe barrën e rëndë të vështirësive.