Al-Baqara
Kani waa tafsiir ku qoran luqad aan Carabi ahayn sida uu ugu jiro Quranic Universal Library (QUL, ee Tarteel), oo laga qaaday nuqulka furan ee xogta QUL ee spa5k/tafsir_api haysto. Diiwaanka QUL ma sheegayo cidda qortay ama tarjumay ama daabacaadda la daabacay ee uu raacayo, mana caddaynayo shatiga qoraalka, sidaas darteed xaqa muujintiisa lama xaqiijin. Qofna ma barbardhigin buug la daabacay, aqoonyahanna ma dib u eegin. Qayb kasta waxay ag taagan tahay aayadaha ay ka hadlayso, kuwaas oo ah qoraalka Quraanka ee Tanzil, sida uu ugu yaal halkaas. Sabīl wax ka mid ah ma qorin, mana tarjumin.
Qoraalka waxaa laga helayQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITla qaaday 2026-10-21
وَلَقَدْ عَلِمْتُمُ ٱلَّذِينَ ٱعْتَدَوْا۟ مِنكُمْ فِى ٱلسَّبْتِ فَقُلْنَا لَهُمْ كُونُوا۟ قِرَدَةً خَـٰسِـِٔينَ 65
Ju, tanimë, e dini mirë rastin e atyre nga mesi juaj, të cilët nuk e respektuan(urdhrin për) të shtunën. -Pra, është shumë e njohur për ju çështja e atyre që u sprovuan ditën e shtunë. Këtë histori Allahu i Lartësuar e ka sjellë gjerësisht në suren El ea'raf, ajetet 163 – 168: “Pyeti ata për fshatin që gjendej në bregdet dhe që shkelte rregullin e të shtunës (sabathit)! Të shtunën, peshqit u vinin sheshazi mbi ujë, ndërsa ditët e tjera, që nuk e kishin të ndaluar punën, nuk u vinin. Kështu Ne i sprovonim, sepse ata i kalonin kufijtë. Kur disa prej tyre thanë “Përse e këshilloni një popull që Allahu do ta shkatërrojë ose do t’i japë një dënim të ashpër?”, këshilluesit thanë: “Për të kryer detyrën para Zotit tuaj dhe me shpresë që ata mund t'i frikësohen.”. Por kur ata i shpërfillën paralajmërimet që u qenë bërë, Ne i shpëtuam ata që ndalonin të këqijat; ndërsa ata që kundërshtuan, i ndëshkuam me një dënim të ashpër për shkak se ishin të shfrenuar. Kur ata ngulmuan me arrogancë të hapur në atë që u ishte ndaluar, Ne u thamë atyre: "Bëhuni majmunë të përbuzur e të mohuar!". Zoti Yt shpalli qartas se, mbi ta do të vendosë deri Ditën e Kijametit, sundimin e dikujt, që ka për t'i ndëshkuar ata me mënyrën më të keqe. Zoti yt është, vërtet ndëshkues i shpejtë, por Ai është gjithashtu edhe Falës i Madh e Mëshirëplotë. Ne i shpërndamë ata në këtë Tokë grupe-grupe. Prej tyre ka të mirë, por ka edhe jo të tillë. Ne i vumë në provë ata edhe me mirësi edhe me fatkeqësi, që të kthenin rrugë.” Domethënë, ky gjynah i madh i tyre i bëri që ta meritojnë goditjen e ashpër të zemërimit të Allahut të Lartësuar, duke i shndërruar në majmunë (dhe në derra)të shëmtuar dhe të poshtëruar.Ne u thamë: “Bëhuni majmunë të përbuzur!” -Këtë ndëshkim, Allahu i Lartësuar ua dha brezave të asaj kohe si dënim, dhe brezave të mëvonshëm si kujtim e paralajmërim. Po ashtu, në këtë mënyrë, ata nuk mund të kenë asnjë justifikim para Allahut të Lartësuar, në rast se shkelin të tilla urdhëra e ligje. Ai e la edhe si kërcënim për të tjerët, që njerëzit t'i largohen dhe t'i frikësohen seriozisht mosbindjes ndaj Tij. Allahu i sjell kërcënimet, edhe pse, në fund të fundit, ato mund të jenë kujtim i dobishëm veçse për të devotshmit, pasi të tjerët nuk përfitojnë aspak prej tyre. Kështu, i Lartësuari thotë: