U bood nuxurka
Tafsir As-Saadi · Al-Baqara
Suuradda 2

Al-Baqara

Kani waa tafsiir ku qoran luqad aan Carabi ahayn sida uu ugu jiro Quranic Universal Library (QUL, ee Tarteel), oo laga qaaday nuqulka furan ee xogta QUL ee spa5k/tafsir_api haysto. Diiwaanka QUL ma sheegayo cidda qortay ama tarjumay ama daabacaadda la daabacay ee uu raacayo, mana caddaynayo shatiga qoraalka, sidaas darteed xaqa muujintiisa lama xaqiijin. Qofna ma barbardhigin buug la daabacay, aqoonyahanna ma dib u eegin. Qayb kasta waxay ag taagan tahay aayadaha ay ka hadlayso, kuwaas oo ah qoraalka Quraanka ee Tanzil, sida uu ugu yaal halkaas. Sabīl wax ka mid ah ma qorin, mana tarjumin.

Qoraalka waxaa laga helayQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITla qaaday 2026-10-21

Aayadda 42

وَلَا تَلْبِسُوا۟ ٱلْحَقَّ بِٱلْبَـٰطِلِ وَتَكْتُمُوا۟ ٱلْحَقَّ وَأَنتُمْ تَعْلَمُونَ 42

Mos e mbuloni të vërtetën me të pavërtetën! Në këtë mënyrë, ju po e fshihni të vërtetën, edhe pse e dini. –Këtu, Allahu i Lartësuar na ndalon nga dy gjëra:1. Na ndalon nga përzierja e të vërtetës me të pavërtetën.2. Nga fshehja e së vërtetës ose nga mossqarimi i të vërtetës.Ai na ndalon nga këto dy gjëra, sepse qëllimi dhe misioni i atyre që u është dhënë dije dhe kanë libra, argumente dhe informacion, është pikërisht e kundërta e asaj që u përmend. Qëllimi i tyre është dallimi i së vërtetës nga e kota dhe sqarimi e qartësimi i plotë i së vërtetës. Këto dy detyra janë të domosdoshme që, ata të cilët e duan udhëzimin ta gjejnë atë udhëzim, dhe atyre që janë të humbur t’u qartësohet rruga e pendimit dhe e kthimit. Ndërsa atyre që refuzojnë dhe kundërshtojnë, të mos u mbetet asnjë justifikim te Krijuesi për të argumentuar mospranimin e tyre. Allahu i Lartësuar i shtjelloi shpalljet e Tij dhe i sqaroi ato me hollësi, pikërisht për të dalluar të vërtetën nga e kota dhe me qëllim që të qartësohet rruga e të udhëzuarve nga rruga e zullumqarëve. Të gjithë dijetarët që kryejnë këtë detyrë janë mëkëmbës, zëvendësues dhe pasues të denjë të profetëve. Ata janë udhëzuesit e popujve. Ndërsa ata që e përziejnë të vërtetën me të kotën, ata që nuk e zbardhin të vërtetën, edhe pse e dinë atë, ata që e fshehin të vërtetën, të cilën e njohin shumë mirë dhe për të cilën janë urdhëruar që ta sqarojnë dhe ta shfaqin, pikërisht këta janë ftues për në Xhehenem, sepse njerëzit udhëzohen pikërisht nga dijetarët e tyre rreth çështjeve të fesë. Ata nuk pranojnë udhëzime nga askush tjetër, përveç dijetarëve të tyre. Atëherë, zgjidhni për veten cilën të doni prej dy mundësive dhe gjendjeve. Më pas, i Madhëruari thotë: