Al-Kahf
Kani waa tafsiir ku qoran luqad aan Carabi ahayn sida uu ugu jiro Quranic Universal Library (QUL, ee Tarteel), oo laga qaaday nuqulka furan ee xogta QUL ee spa5k/tafsir_api haysto. Diiwaanka QUL ma sheegayo cidda qortay ama tarjumay ama daabacaadda la daabacay ee uu raacayo, mana caddaynayo shatiga qoraalka, sidaas darteed xaqa muujintiisa lama xaqiijin. Qofna ma barbardhigin buug la daabacay, aqoonyahanna ma dib u eegin. Qayb kasta waxay ag taagan tahay aayadaha ay ka hadlayso, kuwaas oo ah qoraalka Quraanka ee Tanzil, sida uu ugu yaal halkaas. Sabīl wax ka mid ah ma qorin, mana tarjumin.
Qoraalka waxaa laga helayQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITla qaaday 2026-10-21
وَٱضْرِبْ لَهُم مَّثَلًا رَّجُلَيْنِ جَعَلْنَا لِأَحَدِهِمَا جَنَّتَيْنِ مِنْ أَعْنَـٰبٍ وَحَفَفْنَـٰهُمَا بِنَخْلٍ وَجَعَلْنَا بَيْنَهُمَا زَرْعًا 32
Tregoju atyre si shembull historinë e dy njerëzve! -Allahu i Madhëruar e porositi Profetin e Tij që t’u tregonte njerëzve shembullin e dy njerëzve: njëri ishte mirënjohës i bindur e i nënshtruar ndaj Allahut dhe tjetri mohues i mirësive të Tij. Pastaj të tregonte përfundimin e sjelljes së tyre, bashkë me ndëshkimin në të dyja jetët. Qëllimi është që njerëzit të nxjerrin mësime nga ngjarja e këtyre dy njerëzve. Nuk ka rëndësi se cilët ishin ata burra konkretisht dhe në çfarë kohe e vendi jetuan ata. Ajo që ka rëndësi është përmbajtja e kësaj historie. Trajtimi i çështjeve të panevojshme është i tepruar dhe pa vend. Njëri nga dy burrat ishte mohues i mirësive të shumta të Zotit. Allahu i kishte dhuruar atij dy kopshte të bukura dhe të begata me rrush. Zoti thotë:Njërit prej tyre Ne i dhamë dy kopshte rrushi(vreshta)dhe ato i rrethuam me hurma, e midis tyre kishte(fusha me)bimë të tjera. -Kopshtet ishin plot me pemë e fruta, por më të spikaturat ishin rrushi dhe hurma. Rrushi ishte në qendër, ndërsa hurmat ishin përreth kopshteve. Bukuria e tyre ishte e jashtëzakonshme. Hurmat ishin në pjesën e jashtme të kopshteve, që të rriheshin sa më shumë nga era dhe dielli. Kështu do të jepnin më shumë prodhime cilësore. Mes pemëve kishte edhe bimësi të tjera. Allahu thotë se kopshtet jepnin prodhim të shumëfishtë.