Al-Israa
Kani waa tafsiir ku qoran luqad aan Carabi ahayn sida uu ugu jiro Quranic Universal Library (QUL, ee Tarteel), oo laga qaaday nuqulka furan ee xogta QUL ee spa5k/tafsir_api haysto. Diiwaanka QUL ma sheegayo cidda qortay ama tarjumay ama daabacaadda la daabacay ee uu raacayo, mana caddaynayo shatiga qoraalka, sidaas darteed xaqa muujintiisa lama xaqiijin. Qofna ma barbardhigin buug la daabacay, aqoonyahanna ma dib u eegin. Qayb kasta waxay ag taagan tahay aayadaha ay ka hadlayso, kuwaas oo ah qoraalka Quraanka ee Tanzil, sida uu ugu yaal halkaas. Sabīl wax ka mid ah ma qorin, mana tarjumin.
Qoraalka waxaa laga helayQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITla qaaday 2026-10-21
وَلَقَدْ صَرَّفْنَا لِلنَّاسِ فِى هَـٰذَا ٱلْقُرْءَانِ مِن كُلِّ مَثَلٍ فَأَبَىٰٓ أَكْثَرُ ٱلنَّاسِ إِلَّا كُفُورًا 89
Ne u sqaruam njerëzve në këtë Kur'an shembuj të çdo lloji, por shumica e njerëzve zgjedhin veçse mohimin. -Ne kemi sjellë shumë këshilla dhe shembuj në Kur'an. Ne i kemi i përsëritur shpesh dhe në forma të ndryshme ato, që njerëzit t'i kujtojnë vazhdimisht dhe asnjëherë të mos i harrojnë. Kështu ata mund të kujdesen për të arritur devotshmërinë. Megjithatë, veçse një pakicë e vogël e tyre përfitojnë prej këtyre këshillave, të sjella bukur dhe të përsëritura aq shpesh në mënyrë të larmishme. Përfituesit janë veçse ata që u paraprin e mira dhe lumturia nga Zoti, ata që Allahu i ndihmon duke u dhënë udhëzimin e plotë. Ndërsa shumica e njerëzve refuzojnë. Ata i përgjigjen mirësisë më të madhe, Kur'anit dhe gjithë Shpalljes, me mosmirënjohje e refuzim.