U bood nuxurka
Tafsir As-Saadi · An-Nahl
Suuradda 16

An-Nahl

Kani waa tafsiir ku qoran luqad aan Carabi ahayn sida uu ugu jiro Quranic Universal Library (QUL, ee Tarteel), oo laga qaaday nuqulka furan ee xogta QUL ee spa5k/tafsir_api haysto. Diiwaanka QUL ma sheegayo cidda qortay ama tarjumay ama daabacaadda la daabacay ee uu raacayo, mana caddaynayo shatiga qoraalka, sidaas darteed xaqa muujintiisa lama xaqiijin. Qofna ma barbardhigin buug la daabacay, aqoonyahanna ma dib u eegin. Qayb kasta waxay ag taagan tahay aayadaha ay ka hadlayso, kuwaas oo ah qoraalka Quraanka ee Tanzil, sida uu ugu yaal halkaas. Sabīl wax ka mid ah ma qorin, mana tarjumin.

Qoraalka waxaa laga helayQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITla qaaday 2026-10-21

Aayadda 2

يُنَزِّلُ ٱلْمَلَـٰٓئِكَةَ بِٱلرُّوحِ مِنْ أَمْرِهِۦ عَلَىٰ مَن يَشَآءُ مِنْ عِبَادِهِۦٓ أَنْ أَنذِرُوٓا۟ أَنَّهُۥ لَآ إِلَـٰهَ إِلَّآ أَنَا۠ فَٱتَّقُونِ 2

Me urdhrin e Tij ia zbret melekët me shpallje kujt të dojë nga robërit e vet(duke u thënë:)Paralajmëroni se nuk ka zot tjetër(që meriton adhurimin)përveç Meje, prandaj(vetëm)Mua të ma kini frikën. -I Madhëruari i zbret melekët me Shpalljen e Tij. Allahu i Lartësuar e ka quajtur Shpalljen "Er-Ruh" (Shpirt), sepse ajo i jep jetë shpirtit të krijesave dhe i udhëzon në rrugën e lumturisë në të dyja jetët. Allahu i Lartësuar thotë: "...ia zbret melekët me Shpallje atij robi të Vet që Ai dëshiron..." Pra, Shpalljen e Tij Allahu i Lartësuar ia jep atij që Ai dëshiron. Ai e di shumë mirë se kush është më i përshtatshmi dhe më i miri për një përgjegjësi të tillë. Ai i di ata që janë të aftë që ta mbajnë peshën e Shpalljes. Po ta shikosh me kujdes, thelbi i të gjitha shpalljeve që Allahu i Lartësuar u ka dhënë të dërguarve të Tij është: "Njoftojini njerëzit se nuk ka të adhuruar tjetër me meritë veç Meje dhe vetëm Mua të më druheni!" Të gjitha shpalljet e Zotit janë sjellë që njerëzit ta njohin Allahun e Lartësuar ashtu sikurse është Ai në të vërtetë, të Plotë, Absolut, të Pakrahasueshëm dhe të Pashembullt; ta njohin Atë si Një të vetëm në të gjitha cilësitë madhështore që Ai ka. Këto janë cilësi të uluhije-s, cilësi që e bëjnë Allahun të meritueshëm që të adhurohet si Një, i Vetëm dhe i Pashoq, duke e dashur me gjithë shpirt dhe duke iu përkushtuar përmes veprave që Ai i kërkon dhe i ka ligjëruar me Shpalljen e Tij. Këto cilësi madhështore të Allahut të Lartësuar, që tregojnë se është i vetmi që meriton adhurimin, janë pikërisht shkaku pse Allahu i Lartësuar ka shpallur librat e Tij dhe ka dërguar profetët e Tij. Ai i vendosi të gjitha ligjet (sherijatet) për të udhëzuar e mësuar njerëzit se si ta adhurojnë Atë. Allahu i mësoi se si ta përkryejnë adhurimin duke e njohur Atë përmes emrave dhe cilësive të Tij; i mësoi se si të nënshtrohen për të jetuar përmes Sheriatit të mrekullueshëm, që rregullon jetën dhe i jep lumturi njeriut në të dyja jetët. Pikërisht për të përhapur këtë ligj hyjnor, që përmban të tilla mesazhe madhështore e të mrekullueshme, Allahu i Lartësuar ka nxitur dhe ka ligjëruar luftën në rrugën e Tij. Ai ka premtuar shpërblim të madh për çdo përpjekje në luftën kundër atyre të cilët e kundërshtojnë të vërtetën dhe qëndrojnë si pengesë në përhapjen e kësaj drite, që i nxjerr njerëzit nga errësira për në dritën e besimit. Ndërsa armiqtë e së vërtetës e kundërshtojnë këtë të vërtetë dhe këtë dritë të Zotit dhe luftojnë kundër saj. Në Kur'an, Allahu i Lartësuar përmend shumë argumente dhe fakte që tregojnë vërtetësinë e asaj që Ai e solli përmes shpalljeve të Tij. Në ajetet në vijim, Allahu i Lartësuar tregon fakte dhe argumente të mrekullueshme, që tregojnë se Ai është Një dhe i vetmi që e meriton adhurimin dhe përkushtimin e krijesave.