U bood nuxurka
Tafsir As-Saadi · An-Nahl
Suuradda 16

An-Nahl

Kani waa tafsiir ku qoran luqad aan Carabi ahayn sida uu ugu jiro Quranic Universal Library (QUL, ee Tarteel), oo laga qaaday nuqulka furan ee xogta QUL ee spa5k/tafsir_api haysto. Diiwaanka QUL ma sheegayo cidda qortay ama tarjumay ama daabacaadda la daabacay ee uu raacayo, mana caddaynayo shatiga qoraalka, sidaas darteed xaqa muujintiisa lama xaqiijin. Qofna ma barbardhigin buug la daabacay, aqoonyahanna ma dib u eegin. Qayb kasta waxay ag taagan tahay aayadaha ay ka hadlayso, kuwaas oo ah qoraalka Quraanka ee Tanzil, sida uu ugu yaal halkaas. Sabīl wax ka mid ah ma qorin, mana tarjumin.

Qoraalka waxaa laga helayQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITla qaaday 2026-10-21

Aayadda 101

وَإِذَا بَدَّلْنَآ ءَايَةً مَّكَانَ ءَايَةٍ ۙ وَٱللَّهُ أَعْلَمُ بِمَا يُنَزِّلُ قَالُوٓا۟ إِنَّمَآ أَنتَ مُفْتَرٍۭ ۚ بَلْ أَكْثَرُهُمْ لَا يَعْلَمُونَ 101

Kur Ne e zëvendësojmë një ajet me një tjetër, - e Allahu di më së miri se çfarë shpall, - ata të thonë: “Ti je veçse një trillues”. Jo, por shumica e tyre nuk dinë. -Mosbesuesit dhe rrefuzuesit e Kur'anit ndjekin pas dyshimet, të cilat ata i konsiderojnë si argumente. Një nga të ashtuquajturat “fakte”, që ata paraqesin për mosbesimin e tyre është edhe abrogimi i disa ligjeve të Sheriatit. Sigurisht, Allahu i Lartësuar është Gjykuesi më i drejtë dhe i urtë dhe është në dorë të Tij caktimi i ligjeve e dispozitave. Ai mund të zëvendësojë një ligj a gjykim me një ligj e gjykim tjetër, kur e dëshiron dhe kur këtë e kërkon urtësia e Tij e gjerë dhe mëshira e Tij gjithëpërfshirëse. Por, këta mohues, që janë të prirur të jenë dyshues e të lëkundur, shohin të tilla abrogime e zëvendësime ligjesh dhe i quajnë ato si mangësi dhe si një argument që cenon Shpalljen e Zotit. Madje, ata shpifin për Profetin, duke i thënë: “Ti je veçse një trillues”. Allahu i Madhëruar u kthen këtë përgjigje: "Jo, por shumica e tyre nuk dinë.". Ata janë thellësisht injorantë e nuk dinë asgjë për Zotin dhe për ligjin e Tij. Është e qartë se kontestimet e injorantit janë të pavlefshme e nuk merren për bazë. Dihet mirë se kontenstimi mund të bëhet veçse me dije të plotë rreth çështjes së diskutuar; duhet ta njohësh mirë çdo aspekt të saj, anët pozitive dhe ato negative. Ndërsa këta të mjerë janë tërësisht injorantë për ligjin e Zotit dhe përsëri nxitojnë që ta refuzojnë atë, pa bërë asnjë analizë të tij. Por Allahu i lartësuar e urdhëron Profetin që t’u kujtojë atyre një fakt: