U bood nuxurka
Tafsir As-Saadi · Hud
Suuradda 11

Hud

Kani waa tafsiir ku qoran luqad aan Carabi ahayn sida uu ugu jiro Quranic Universal Library (QUL, ee Tarteel), oo laga qaaday nuqulka furan ee xogta QUL ee spa5k/tafsir_api haysto. Diiwaanka QUL ma sheegayo cidda qortay ama tarjumay ama daabacaadda la daabacay ee uu raacayo, mana caddaynayo shatiga qoraalka, sidaas darteed xaqa muujintiisa lama xaqiijin. Qofna ma barbardhigin buug la daabacay, aqoonyahanna ma dib u eegin. Qayb kasta waxay ag taagan tahay aayadaha ay ka hadlayso, kuwaas oo ah qoraalka Quraanka ee Tanzil, sida uu ugu yaal halkaas. Sabīl wax ka mid ah ma qorin, mana tarjumin.

Qoraalka waxaa laga helayQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITla qaaday 2026-10-21

Aayadda 35

أَمْ يَقُولُونَ ٱفْتَرَىٰهُ ۖ قُلْ إِنِ ٱفْتَرَيْتُهُۥ فَعَلَىَّ إِجْرَامِى وَأَنَا۠ بَرِىٓءٌ مِّمَّا تُجْرِمُونَ 35

Mos po thonë, vallë se "ai e trilloi atë."? - Kujt i referohet përemri “ai” në këtë ajet, Nuhut apo Muhamedit a.s? Janë dy mendime dijetarësh për këtë çështje:1. Në ajet flitet për Nuhun, sepse shihet në kontekstin e historisë së këtij Profeti me popullin e tij dhe polemikat mes tyre. Atëherë, pyetja kuptohet: Vallë, ata po thonë se Nuhu trillon gënjeshtra e shpifje ndaj Allahut të Lartësuar?! A po thonë se Nuhu gënjen se po i jepet Shpallje nga Zoti? Le ta dinë ata të mjerë se Allahu i Madhëruar e urdhëroi profetin Nuh të thotë: “Thuaj: “Nëse unë e kam trilluar atë, atëherë ai do të ishte gjynahu im. Por unë jam i pastër nga gjynahet që bëni ju.”” Pra, nëse është e vërtetë kjo që thoni, atëherë ky është një krim që rëndon mbi mua, por ju, gjithsesi, do të pyeteni për krimet tuaja. Askush nuk do të mbajë barrën e tjetrit.2. Ka mundësi të bëhet fjalë për Muhamedin (a.s.). Në këtë rast, ky do të ishte një ajet i përmendur mes historisë së Nuhut (a.s.) me popullin e tij. Edhe ky është një mendim i konsiderueshëm dhe i pranueshëm. Allahu i Madhëruar e solli historinë e Nuhut dhe popullit të tij në Kur'an si argument që tregon besnikërinë e Muhamedit (a.s)dhe vërtetësinë e Shpalljes së tij. Në këtë kontekst, i Madhëruari përmend kundërshtimin e Shpalljes së Zotit nga populli i Muhamedit a.s: "Mos po thonë, vallë, se ai e trilloi atë?" Në fakt, ky lloj pretendimi i sjellë nga mohuesit është i pavërtetë dhe tepër i çuditshëm, sepse të gjithë e dinë se profeti Muhamed (a.s)nuk dinte as shkrim, as lexim. Të gjithë e dinë që ai nuk kishte udhëtuar e as nuk kishte takuar më parë ndonjë çifut apo të krishterë, nga ku të mësonte apo studionte historinë e profetëve. Atëherë, nga i erdhi gjithë ai informacion, që mund ta dinte veçse një profet?! Si është e mundur që ai të sillte një libër kaq madhështor, madje t'i sfidonte duke i ftuar të sillnin qoftë edhe një sure të shkurtër të ngjashme me të?! Nëse ata i thonë këto fjalë, atëherë është thjesht një pretendim i thatë, që tregon se ata janë injorantë, kokëfortë, mohues dhe mosbesues. Në një rast të tillë, nuk ka më dobi nga polemika dhe ftesa e tyre. Madje, veprimi më i drejtë është distancimi prej tyre.Prandaj dhe Allahu i Madhëruar e urdhëron Profetin e Tij:Thuaj: “Nëse unë e kam trilluar atë, atëherë ai do të ishte mëkati im, por unë jam i pastër nga krimi që ju kryeni!” -Kuptimi: Nëse unë do të shpifja gënjeshtra, ky do të ishte vërtet një krim shumë i madh, që do të meritonte ndëshkimin më të rëndë. Por, pa mendoni pak në të njëjtën mënyrë edhe për veten tuaj: nëse unë jam i pastër nga kjo akuzë, gjë për të cilën dëshmojnë faktet dhe mrekullitë e shumta që Zoti më ka dhuruar, atëherë kush do t’ju mbrojë ju nga ndëshkimi i merituar për këtë krim të shëmtuar? A nuk është ky një krim, për të cilin duhet të mendoheni mirë?! Nëse mendoni në këtë mënyrë, atëherë pyetja që duhet të shtrohet është: përse ju e përthelloni mohimin tuaj?