Yunus
Kani waa tafsiir ku qoran luqad aan Carabi ahayn sida uu ugu jiro Quranic Universal Library (QUL, ee Tarteel), oo laga qaaday nuqulka furan ee xogta QUL ee spa5k/tafsir_api haysto. Diiwaanka QUL ma sheegayo cidda qortay ama tarjumay ama daabacaadda la daabacay ee uu raacayo, mana caddaynayo shatiga qoraalka, sidaas darteed xaqa muujintiisa lama xaqiijin. Qofna ma barbardhigin buug la daabacay, aqoonyahanna ma dib u eegin. Qayb kasta waxay ag taagan tahay aayadaha ay ka hadlayso, kuwaas oo ah qoraalka Quraanka ee Tanzil, sida uu ugu yaal halkaas. Sabīl wax ka mid ah ma qorin, mana tarjumin.
Qoraalka waxaa laga helayQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITla qaaday 2026-10-21
فَهَلْ يَنتَظِرُونَ إِلَّا مِثْلَ أَيَّامِ ٱلَّذِينَ خَلَوْا۟ مِن قَبْلِهِمْ ۚ قُلْ فَٱنتَظِرُوٓا۟ إِنِّى مَعَكُم مِّنَ ٱلْمُنتَظِرِينَ 102
Mos vallë janë duke pritur ditë të ngjashme të dënimit të atyre që jetuan më parë? -Çfarë presin tjetër mohuesit e shpalljeve të Zotit, me gjithë qartësinë e tyre? Ajo që pritet është i njëjti përfundim, sikurse ai i popujve që shkuan. Ata i pret i njëjti ndëshkim e poshtërim si të tjerët. Ky është ligji i Zotit, sepse të njëjta ishin edhe padrejtësitë e tyre. Ai thotë:Thuaj: “Prisni atëherë, se edhe unë së bashku me ju po pres!” -Më vonë do ta kuptoni se kujt do t’i takojë përfundimi i mirë dhe shpëtimi nga çdo e keqe në këtë botë dhe tjetrën. Të shpëtuarit kanë qenë dhe do të jenë vetëm profetët e Zotit dhe pasuesit e tyre.