Langkau ke kandungan
Tafsir As-Saadi · Al-Lail
Surah 92

Al-Lail

Ini ialah sebuah tafsir dalam bahasa selain bahasa Arab seperti yang ada pada Quranic Universal Library (QUL, oleh Tarteel), diambil melalui salinan terbuka data QUL yang disimpan oleh spa5k/tafsir_api. Rekod QUL tidak menyatakan siapa yang menulis atau menterjemahkannya atau edisi cetakan mana yang diikutinya, dan tidak menyatakan lesen bagi teks itu, maka hak untuk memaparkannya belum disahkan. Belum ada sesiapa yang membandingkannya dengan buku bercetak, dan tiada ulama yang menyemaknya. Setiap bahagian berada di sisi ayat-ayat yang diulasnya, iaitu teks Al-Quran daripada Tanzil, dipaparkan seperti yang ada di sana. Sabīl tidak menulis atau menterjemahkan satu pun daripadanya.

Teks daripadaQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITdiambil pada 2026-10-21

Ayat 19–21

وَمَا لِأَحَدٍ عِندَهُۥ مِن نِّعْمَةٍ تُجْزَىٰٓ 19 إِلَّا ٱبْتِغَآءَ وَجْهِ رَبِّهِ ٱلْأَعْلَىٰ 20 وَلَسَوْفَ يَرْضَىٰ 21

…jo për të shpërblyer dikë, që i ka bërë mirë më parë, por vetëm për të fituar kënaqësinë e Zotit të vet, më të Lartit. Pa dyshim, ai do ta gëzojë atë kënaqësi. -Këta të devotshëm nuk u lënë hapësirë njerëzve që të jenë bamirës ndaj tyre, sepse përpiqen që gjithmonë ta kthejnë të mirën me më të mirë. Ata u bëjnë mirë njerëzve më shumë sesa njerëzit bëjnë mbi ta. Ata janë vetëm robër të Zotit dhe të bamirësisë së Tij. Ata nuk e kërkojnë shpërblimin nga njerëzit, por vetëm nga Zoti. Nëse do të kishin ndonjë borxh dhe bamirësi pa shlyer ndaj krijesave, kjo do ta cenonte sadopak sinqeritetin e tyre në fjalë dhe në vepra. Por ata, përkundrazi, nuk u kanë asnjë borxh krijesave. Qëllimi i tyre i vetëm është vetëm Krijuesi dhe ata janë borxhlinj vetëm ndaj Bujarisë së Tij. Ky ajet përfshin këdo që ka të tilla cilësi, edhe pse shkaku i shpalljes së tij është Ebu Bekri. Pra, ajeti bën fjalë në mënyrë të veçantë për Ebu Bekrin, - Allahu qoftë i kënaqur me të! Ai ishte një njeri tejet i devotshëm dhe i sinqertë me Zotin e tij, aq sa u quajt Ebu Bekër el Siddik, pra, i Sinqerti. Ai nuk ishte borxhli ndaj askujt, madje as ndaj vetë Profetit (a.s.), veç për mirësinë e profetësisë dhe ftesës në Islam, borxh të cilin askush prej krijesave nuk mund t’ia shlyejë atij. Megjithatë, ajo hyn në mirësinë e Allahut të Lartësuar, për të cilat krijesat i janë borxhli dhe kurrë nuk mund ta falënderojnë dhe lavdërojnë, ashtu sikurse e meriton Dhuruesi i saj, Allahu i Madhëruar. Atëherë, ashtu si Ebu Bekri, çdo adhurues i Zotit që ka këtë cilësi të vyer meriton të njëjtin shpërblim dhe gradë të lartë. Cila është kjo cilësi? Të jesh borxhli vetëm ndaj Zotit të Madhëruar dhe i sinqertë vetëm për Të. Veprat e tua të mos kryhen për të shpërblyer dikë për mirësinë e tij ndaj teje, por vetëm për të kënaqur Zotin. Dhe kjo mund të realizohet plotësisht vetëm nëse krijesat i ke shpërblyer tërësisht për ndonjë mirësi që të kanë bërë, madje edhe më shumë se aq, dhe kështu veprat e tua të mira mbeten thjesht vetëm për Zotin e gjithësisë. Këta të sinqertë do të gëzohen dhe kënaqen me mirësitë dhe dhuratat, që Zoti do t’u japë.