At-Tawba
Ini ialah sebuah tafsir dalam bahasa selain bahasa Arab seperti yang ada pada Quranic Universal Library (QUL, oleh Tarteel), diambil melalui salinan terbuka data QUL yang disimpan oleh spa5k/tafsir_api. Rekod QUL tidak menyatakan siapa yang menulis atau menterjemahkannya atau edisi cetakan mana yang diikutinya, dan tidak menyatakan lesen bagi teks itu, maka hak untuk memaparkannya belum disahkan. Belum ada sesiapa yang membandingkannya dengan buku bercetak, dan tiada ulama yang menyemaknya. Setiap bahagian berada di sisi ayat-ayat yang diulasnya, iaitu teks Al-Quran daripada Tanzil, dipaparkan seperti yang ada di sana. Sabīl tidak menulis atau menterjemahkan satu pun daripadanya.
Teks daripadaQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITdiambil pada 2026-10-21
وَمِنْهُمُ ٱلَّذِينَ يُؤْذُونَ ٱلنَّبِىَّ وَيَقُولُونَ هُوَ أُذُنٌ ۚ قُلْ أُذُنُ خَيْرٍ لَّكُمْ يُؤْمِنُ بِٱللَّهِ وَيُؤْمِنُ لِلْمُؤْمِنِينَ وَرَحْمَةٌ لِّلَّذِينَ ءَامَنُوا۟ مِنكُمْ ۚ وَٱلَّذِينَ يُؤْذُونَ رَسُولَ ٱللَّهِ لَهُمْ عَذَابٌ أَلِيمٌ 61
Ka prej tyre që e shqetësojnë Profetin e thonë: “Ai dëgjon(e beson)gjithçka që i thuhet”. Thuaj: “Ai dëgjon atë që është e mira për ju. Ai beson në Allahun dhe ka besim te besimtarët. Ai është mëshirë për ata nga ju që besojnë. Ata që e lëndojnë të Dërguarin e Allahut, i pret një dënim i dhembshëm.” -Ka munafikë që e mundojnë Profetin me fjalët fyese ndaj tij dhe fesë së tij. Ata thoshin: “Ai dëgjon (e beson) gjithçka që i thuhet”. Me këtë nënkuptonin se nuk shqetësoheshin aspak për fyerjet që i bënin, sepse thoshin: “Mjafton të shkojmë tek ai të kërkojmë ndjesë, dhe ai e pranon gjithmonë ndjesën tonë, sepse ai pranon gjithçka që i thuhet dhe nuk përpiqet të dallojë të vërtetin nga mashtruesi.” Allahu i poshtëroftë e shëmtoftë! Me këto fjalë tregonin se sa e parëndësishme ishte për ta figura e Profetit. Ata nuk shqetësoheshin aspak nëse ai i dëgjonte apo jo fyerjet e tyre. Nëse nuk i dëgjonte, kjo ishte ajo që donin ata, dhe nëse i dëgjonte, mjaftonte për ta të paraqisnin një ndjesë të thatë, dhe çështja mbyllej. Kështu, ata kishin gabuar rëndë në shumë drejtime. Më i madhi gabim ishte mundimi që i shkaktonin Profetit a.s, ndërkohë që ai erdhi për t’i udhëzuar në më të mirën e kësaj bote dhe ahiretit. Ai erdhi për t’i shpëtuar, për t’i nxjerrë nga dëshpërimi dhe shkatërrimi, në udhëzimin e qartë dhe lumturinë e të dyja jetëve. Pastaj, si pa të keq, ata e thellonin fyerjen për figurën e Profetit a.s, duke treguar mospërfillje për pasojat e kësaj vepre të ulët. Ndër fyerjet e tyre të çuditshme ishte tallja me logjikën dhe arsyen e Profetit a.s, kur pretendonin se ai nuk dinte të dallonte të sinqertin nga mashtruesi, ndërkohë që ai ishte njeriu me logjikën, mençurinë dhe intelektin më të plotë njerëzor. Ai ishte prodhuesi i mendimeve më të përkryera dhe të drejta.