Langkau ke kandungan
Tafsir As-Saadi · Al-A'raaf
Surah 7

Al-A'raaf

Ini ialah sebuah tafsir dalam bahasa selain bahasa Arab seperti yang ada pada Quranic Universal Library (QUL, oleh Tarteel), diambil melalui salinan terbuka data QUL yang disimpan oleh spa5k/tafsir_api. Rekod QUL tidak menyatakan siapa yang menulis atau menterjemahkannya atau edisi cetakan mana yang diikutinya, dan tidak menyatakan lesen bagi teks itu, maka hak untuk memaparkannya belum disahkan. Belum ada sesiapa yang membandingkannya dengan buku bercetak, dan tiada ulama yang menyemaknya. Setiap bahagian berada di sisi ayat-ayat yang diulasnya, iaitu teks Al-Quran daripada Tanzil, dipaparkan seperti yang ada di sana. Sabīl tidak menulis atau menterjemahkan satu pun daripadanya.

Teks daripadaQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITdiambil pada 2026-10-21

Ayat 169

فَخَلَفَ مِنۢ بَعْدِهِمْ خَلْفٌ وَرِثُوا۟ ٱلْكِتَـٰبَ يَأْخُذُونَ عَرَضَ هَـٰذَا ٱلْأَدْنَىٰ وَيَقُولُونَ سَيُغْفَرُ لَنَا وَإِن يَأْتِهِمْ عَرَضٌ مِّثْلُهُۥ يَأْخُذُوهُ ۚ أَلَمْ يُؤْخَذْ عَلَيْهِم مِّيثَـٰقُ ٱلْكِتَـٰبِ أَن لَّا يَقُولُوا۟ عَلَى ٱللَّهِ إِلَّا ٱلْحَقَّ وَدَرَسُوا۟ مَا فِيهِ ۗ وَٱلدَّارُ ٱلْـَٔاخِرَةُ خَيْرٌ لِّلَّذِينَ يَتَّقُونَ ۗ أَفَلَا تَعْقِلُونَ 169

Pas tyre erdhën të tjerë, që trashëguan Librin,... -Brezat më vonë trashëguan Librin e Zotit, prandaj do të duhej që populli të kthehej te mësimet hyjnore të këtij Libri. Por, në të vërtetë, ata filluan të ndryshonin tekstin dhe përmbajtjen e Librit, sipas dëshirave të tyre. Ata po kërkonin të pasuroheshin përmes fetvave që jepnin, duke ndryshuar fenë e tyre. Atëherë filloi të përhapej në masë ryshfeti, saqë Allahu i Lartësuar thotë për ta:...por që zgjodhën për vete stolitë e pavlera të kësaj bote dhe thoshin: “Do të na falet (gjithçka).” -Ata e pranonin që e kishin gabim, prandaj thoshin: “Do të na falet”. Ata bënin gjynahe, pastaj thoshin më kot: “Do të na falen këto që bëjmë”, pa patur asnjë garanci prej Allahut të Lartësuar. Në fakt, qëndrimi i tyre nuk mund të konsiderohej si pendesë e sinqertë për gabimet, sepse po të ishte ashtu, ata do të vendosnin e do të zotoheshin që të mos i përsërisnin më ato gjynahe.Por kur u vinte ndonjë kotësi tjetër e ngjashme, ata përsëri shkonin pas saj. -Kur u vinte përsëri rasti për të bërë gjynah, që ata e pëlqenin, përsëri e bënin dhe përsëri thoshin të njëjtat fjalë. Në këtë mënyrë, ata shpërfillën normat e Allahut dhe i shitën për gjëra të vogla të kësaj bote. Ata hodhën tutje ndershmërinë e mirësinë që ofron Allahu i Lartësuar, duke parapëlqyer atë që është e ulët dhe poshtëruese për dynjanë dhe për ahiretin. Duke i qortuar për padrejtësinë që bënin, Allahu i Lartësuar thotë:A nuk janë zotuar ata në Libër që të mos thonë për Allahun asgjë tjetër veç së vërtetës dhe e patën studiuar mirë gjithçka në të? -Si është e mundur që ata thonë të pavërteta rreth Allahut të Lartësuar?! Me gjithë zotimet e tyre, ata vazhdojnë të ndjekin dëshirat e tyre, duke rendur pas kësaj dynjaje. Ata vazhdonin me zullumet e tyre, ndërkohë që e kishin studiuar mirë Librin e Zotit. Kështu, ata e njihnin të vërtetën, por e kundërshtonin me vetëdije të plotë atë. Ata e kishin shumë të qartë se cila qe e drejta, por sërish bënin ashtu si u donte qejfi. Ky është një gjynah shumë më i rëndë sesa i atij që nuk di dhe gjykon nga padituria, prandaj edhe qortimi që u drejton Allahu i Lartësuar është më i rëndë e, sigurisht, ndëshkimi i tyre do të jetë më i ashpër. Kjo sjellje ishte tregues i mendjelehtësisë së tyre, pasi ata i jepnin përparësi jetës së kësaj bote, kundrejt ahiretit, që është i përjetshëm, siç thotë Allahu i Madhëruar:Bota tjetër është më e mirë për ata që janë të devotshëm. -Ahireti është shumë më i mirë për ata që tregohen të devotshëm, duke zbatuar urdhëresat e Allahut të Lartësuar. Ata largohen nga ushqimet e ndaluara dhe nga pasuria që fitohet me mënyra të padrejta. Ata i largohen ryshfetit, që merret për të dhënë një gjykim të padrejtë.A nuk logjikoni? - A nuk keni logjikë, që të kuptoni se çfarë kërkon përparësi dhe çfarë duhet të shpërfillni?! Një mendje e shëndoshë gjykon drejt për sa i përket asaj se çfarë është e mirë dhe çfarë është e keqe për njeriun. Ata që nxitohen në gjykim shikojnë vetëm në jetën e kësaj bote, e cila është e parëndësishme dhe shumë e shkurtër. Këtyre njerëzve u shpëtojnë mirësi të shumta, por, mbi të gjitha, ata do të privohen nga mirësitë e Xhenetit, pranë Allahut të Lartësuar. Ndërsa të mençurit janë ata që Allahu i Lartësuar i përshkruan: