Muhammad
Ini ialah sebuah tafsir dalam bahasa selain bahasa Arab seperti yang ada pada Quranic Universal Library (QUL, oleh Tarteel), diambil melalui salinan terbuka data QUL yang disimpan oleh spa5k/tafsir_api. Rekod QUL tidak menyatakan siapa yang menulis atau menterjemahkannya atau edisi cetakan mana yang diikutinya, dan tidak menyatakan lesen bagi teks itu, maka hak untuk memaparkannya belum disahkan. Belum ada sesiapa yang membandingkannya dengan buku bercetak, dan tiada ulama yang menyemaknya. Setiap bahagian berada di sisi ayat-ayat yang diulasnya, iaitu teks Al-Quran daripada Tanzil, dipaparkan seperti yang ada di sana. Sabīl tidak menulis atau menterjemahkan satu pun daripadanya.
Teks daripadaQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITdiambil pada 2026-10-21
وَكَأَيِّن مِّن قَرْيَةٍ هِىَ أَشَدُّ قُوَّةً مِّن قَرْيَتِكَ ٱلَّتِىٓ أَخْرَجَتْكَ أَهْلَكْنَـٰهُمْ فَلَا نَاصِرَ لَهُمْ 13
Sa e sa qytete, që ishin shumë më të fortë se qyteti që të dëboi ty, Ne i shkatërruam dhe askush nuk u erdhi për ndihmë. -Kuptimi: Janë të shumta vendet ose qytetet e mohuesve të profetëve, që ishin më madhështorë dhe më të fuqishëm sesa këta që refuzojnë të të pranojnë ty, por Allahu i Madhëruar i shkatërroi ata të gjithë. Kur ata mohuan profetët Tanë, duke pretenduar dhe shpifur se ata ishin gënjeshtarë, atëherë mbi ta goditi me ashpërsi ndëshkimi i Zotit të Plotfuqishëm. Askush nuk mund t’i ndihmonte a shpëtonte nga ai ndëshkim. Edhe pushteti, pasuria dhe fuqia e tyre nuk u bënë dobi. As mjetet luftarake, fëmijët dhe ushtritë e shumta nuk u dolën në krah. Atëherë, çfarë do të ndodhë me ata të mjerë të pafuqishëm, të cilët e dëbuan Profetin nga vendi i vet, të cilët e mohuan, e urryen dhe e luftuan atë, ndërkohë që ai ishte më i zgjedhuri mes të gjithë profetëve dhe më i miri njeri mes të parëve dhe të fundit?! A nuk e meritonin ata ndëshkimin më shumë se çdo popull tjetër mohues?! Pa dyshim që e meritonin një ndëshkim të ashpër dhe të dhembshëm, por Allahu i Madhëruar e dërgoi profetin Muhamed si mëshirë për të gjithë botërat. Ai u dërgua për të qenë i durueshëm, tolerant, falës, i butë dhe i dhembshur me popullin e tij.