Az-Zukhruf
Ini ialah sebuah tafsir dalam bahasa selain bahasa Arab seperti yang ada pada Quranic Universal Library (QUL, oleh Tarteel), diambil melalui salinan terbuka data QUL yang disimpan oleh spa5k/tafsir_api. Rekod QUL tidak menyatakan siapa yang menulis atau menterjemahkannya atau edisi cetakan mana yang diikutinya, dan tidak menyatakan lesen bagi teks itu, maka hak untuk memaparkannya belum disahkan. Belum ada sesiapa yang membandingkannya dengan buku bercetak, dan tiada ulama yang menyemaknya. Setiap bahagian berada di sisi ayat-ayat yang diulasnya, iaitu teks Al-Quran daripada Tanzil, dipaparkan seperti yang ada di sana. Sabīl tidak menulis atau menterjemahkan satu pun daripadanya.
Teks daripadaQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITdiambil pada 2026-10-21
وَإِنَّهُمْ لَيَصُدُّونَهُمْ عَنِ ٱلسَّبِيلِ وَيَحْسَبُونَ أَنَّهُم مُّهْتَدُونَ 37
Ai(shejtani)e pengon nga rruga e drejtë, ndërkohë që ai(jobesimtari)mendon se është i udhëzuar mirë. -Shejtani i pengon ata nga rruga e drejtë e adhurimit të Allahut, duke ua vështirësuar dhe duke ua paraqitur të rëndë në sytë e tyre. Por ç’është më e keqja, ata verbohen aq shumë, saqë mendojnë se janë në udhë të mbarë. Aq shumë u është zbukuruar e keqja dhe aq shumë janë larguar nga e vërteta, saqë rruga e humbjes u duket si rruga e drejtë. Dikush mund të pyesë e të thotë: Përderisa këta mendojnë se janë në rrugë të drejtë dhe se po veprojnë mirë, a nuk janë të justifikuar para Zotit? Përgjigjja është se nuk ka justifikim për këta lloj njerëzish, të cilët e refuzojnë diturinë e sjellë nga Shpallja e Zotit, edhe pse e kanë mundësinë që ta përvetësojnë atë. Ata veprojnë kështu, sepse parapëlqejnë të kotën dhe gjynahet e shumta. E tillë është gjendja e atyre që nuk i kushtojnë rëndësi Shpalljes së Allahut. Në jetën e dynjasë, ata të mjerë bien pre e kurtheve dhe joshjeve devijuese të shejtanit, të cilat ua tjetërsojnë realitetin dhe ua sëmurin logjikën. Ndërsa gjendja e tyre në ahiret do të jetë edhe më e keqe. Atje do të shfaqin pendesë dhe keqardhje për krimet e tyre, por kjo nuk ua lehtëson aspak ndëshkimin. Jo vetëm kaq, por ata do të duan të distancohen nga shejtani që i ka shoqëruar në dynja, duke shprehur urrejtje dhe armiqësi ndaj tij, siç thotë i Lartësuari më pas: