Langkau ke kandungan
Tafsir As-Saadi · Fussilat
Surah 41

Fussilat

Ini ialah sebuah tafsir dalam bahasa selain bahasa Arab seperti yang ada pada Quranic Universal Library (QUL, oleh Tarteel), diambil melalui salinan terbuka data QUL yang disimpan oleh spa5k/tafsir_api. Rekod QUL tidak menyatakan siapa yang menulis atau menterjemahkannya atau edisi cetakan mana yang diikutinya, dan tidak menyatakan lesen bagi teks itu, maka hak untuk memaparkannya belum disahkan. Belum ada sesiapa yang membandingkannya dengan buku bercetak, dan tiada ulama yang menyemaknya. Setiap bahagian berada di sisi ayat-ayat yang diulasnya, iaitu teks Al-Quran daripada Tanzil, dipaparkan seperti yang ada di sana. Sabīl tidak menulis atau menterjemahkan satu pun daripadanya.

Teks daripadaQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITdiambil pada 2026-10-21

Ayat 34

وَلَا تَسْتَوِى ٱلْحَسَنَةُ وَلَا ٱلسَّيِّئَةُ ۚ ٱدْفَعْ بِٱلَّتِى هِىَ أَحْسَنُ فَإِذَا ٱلَّذِى بَيْنَكَ وَبَيْنَهُۥ عَدَٰوَةٌ كَأَنَّهُۥ وَلِىٌّ حَمِيمٌ 34

E mira nuk mund të jetë e barabartë me të keqen. ... -Kurrë nuk mund të jenë të njëjta në vlerësim dhe shpërblim veprat e mira në bindje ndaj të Madhëruarit, duke synuar kënaqësinë e Tij dhe sipas porosive të Tij, me veprat e këqija, të cilat e zemërojnë të Madhëruarin. Po kështu, nuk janë të njëjta bamirësia ndaj krijesave dhe padrejtësia ndaj tyre. Ato nuk janë të njëjta në vlerësimin, sasi cilësi dhe as në shpërblimin që meritojnë. Në një ajet tjetër, i Madhërishmi thotë: “A nuk është shpërblimi i veprës së mirë veçse e mira!” [Er-rahman, 60] Në vijim, Allahu i Madhëruar na urdhëron për një lloj shumë të veçantë të ihsan-it: bamirësia ndaj atyre që të kanë bërë keq. Kështu, i Urti e i Gjithëdituri thotë:... Largoje atë(të keqen)me çfarë është më e mirë, ... -Nëse ndonjëri sillet keq me ty, - dhe në mënyrë të veçantë kur kjo ndodh nga ata ndaj të cilëve ke përgjegjësi dhe detyrime ligjore, si të afërmit, miqtë e farefisi, - pra, nëse ndonjë nga ata sillet keq ndaj teje, me fjalë apo me vepra, ti ktheja me formën më të mirë të mundshme, duke bërë bamirësi ndaj tyre. Nëse ai i ndërpret lidhjet me ty, ti vazhdoi t’i mbash ato të lidhura, nëse të bën padrejtësi, ti fale, nëse flet kundër teje ose të shan në sy apo pas krahëve, mos bëj edhe ti të njëjtën gjë, por fale dhe toleroje. Madje, foli fjalë të mira, të buta dhe të ngrohta. Nëse ai të braktis dhe nuk të flet fare, ti jepi selam e mundohu t’i drejtohesh me fjalë të buta dhe të ngrohta. Nëse gjen forcën dhe durimin që të keqes t’i përgjigjesh me formën më të mirë, atëherë do të ndodhë diçka e mrekullueshme, për të cilën i Lartësuari thotë:... sepse atëherë, edhe ai, me të cilin ke njëfarë armiqësie, do të të bëhet mik i afërt. - Atëherë, ju do të jeni sikur mes jush nuk ka pasur asnjëherë armiqësi, por sikur keni qenë gjithmonë miq të ngushtë dhe të dashur. Por kjo nuk është një arritje e thjeshtë. Ajo u jepet të zgjedhurve, për të cilët i Madhëruari thotë: